LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Libi/ Mbytet varka me 120 emigrantë, 40 të zhdukur

24 Korrik 2015, 06:20, Kosova & Bota CNA

Një varkë me rreth 120 emigrantë është mbytur të mërkurën pranë brigjeve të Libisë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se rreth 40 emigrantë mendohet të kenë humbur jetën, të paktën sipas personave që arritën të shpëtonin. Rreth 90 emigrantë, mes tyre gra dhe fëmijë, u shpëtuan nga autoritetet italiane dhe u dërguan më pas në Itali.

Rreth 60 mijë emigrantë kanë tentuar të kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut vetëm gjatë këtij viti. Rreth 1800 kanë vdekur, shifër kjo 20 herë më e lartë se në të njëjtën periudhë të 2014-ës.

Lajmet e fundit nga