LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

IKMT shemb ndërtesën pa leje tek pedonalja

24 Korrik 2015, 11:12, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e së enjtes, IKMT ka shembur një ndërtim të paligjshëm që kishte nisur të ngrihej mbi themelet e kalasë pranë pedonales, në një ndër zonat muzeale më të njohura të kryeqytetit.

Vetëm kur kishte mbërritur në një lartësi të konsiderueshme institucionet në mbrojtje të monumenteve të kulturës kanë reaguar duke i kërkuar Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit të ndërhynte.

Sipas IKMT, pas denoncimit të bërë nga Drejtoria rajonale e monumenteve të kulturës është ushtruar një kontroll i objektit më datë 22 korrik, kur është firmosur një procesverbal për prishjen e tij.

Lajmet e fundit nga