LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cannon apel politikanëve shqiptarë: Provoni akuzat ndaj Crown Agents ose tërhiquni

24 Korrik 2015, 11:38, Aktualitet CNA

Ambasada britanike ka areaguar ashpër përmes një deklarate në lidhje me akuzat e artikuluara ndaj kompanisë britanike Crown Agents, e cila monitoron sistemin doganor shqiptar.

Akuzat kryesisht kanë ardhur nga opozita, sipas të cilës nga sistemi doganor dhe tatimor shqiptar, mungojnë 150 milionë dollarë si rezultat i kontrabandës dhe evazhionit fiskal.

Por Ambasada britanike kërkon provimin e këtyre akuzave ose tërheqjen e tyre.

Gjatë ditëve të fundit, disa politikanë dhe komentues shqiptarë kanë artikuluar në shtypin e shkruar dhe atë elektronik, akuza të rënda për praktika korruptive ndaj një kompanie britanike, Crown Agents.

Qeveria britanike i trajton çështjet e korrupsionit me shumë seriozitet. Korrupsioni në biznes, përfshirë edhe kompanitë britanike që punojnë jashtë Mbretërisë së Bashkuar klasifikohet si krim sipas UK Bribery Act (legjislacionit britanik mbi mitmarrjen).

Çdo provë për korrupsion të kryer nga një kompani britanike duhet të sillet në vëmendjen e Policisë Britanike, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë përmes kësaj Ambasade. Crown Agents është një kompani e respektuar britanike, e cila ka qenë më parë një agjenci e qeverisë britanike dhe shumë nga stafi i saj janë ish-zyrtarë të qeverisë. Një prej ministrave në qeverinë e tanishme është pjesë e Bordit Menaxhues të Crown Agents.

Nga ana tjetër, politikanë të caktuar shqiptarë kanë hedhur vazhdimisht që prej shtatorit 2013, akuza për korrupsion ndaj Crown Agents. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata asnjëherë nuk i kanë mbështetur akuzat e tyre me fakte konkrete.

Në këto rrethana, gjëja e duhur për t?u bërë është ose faktimi akuzave ose tërheqja e tyre. Në fakt, duket qartë që këto akuza nuk janë të besueshme dhe duhet të mos merren parasysh nga Parlamenti dhe opinioni publik

Lajmet e fundit nga