LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Beteja e Kumanoves", Prokuroria nis mbledhjen e fakteve

24 Korrik 2015, 13:31, Kosova & Bota CNA

Prokuroria publike ka njoftuar se prokurori përgjegjës për zbardhjen e ngjarjes së 9 majit, që ndodhi në ?Lagjen e Trimave? në Kumanovë, ka mbledhur një pjesë të dëshmive.

?Prokuroria ka përfunduar procedurën për identifikimin e të dyshuarve të cilën e ka realizuar nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare. Nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare juridike ka filluar edhe procedura për ekstradimin e personave të dyshuar, si dhe procedurën për mbledhjen e dëshmive lidhur me këtë lëndë?, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga ky institucion pohojnë se në vazhdimësi po ndërmarrin veprime dhe masa me qëllim të vërtetimit të fakteve që kanë të bëjnë me përgjegjësinë penale të kryerësve të veprave të kundërligjshme.

Sipas Prokurorisë publike maqedonase, tani për tani po dëgjohen dëshmitarët dhe të dyshuarit e përfshirë në këtë ngjarje.

Përndryshe në ?luftën njënatëshe? që ndodhi më 9 maj në ?Lagjen e Trimave? në Kumanovë, mbetën të vrarë 8 policë maqedonas dhe 10 pjesëtarë të grupit të shqiptarëve të armatosur.

Lajmet e fundit nga