Connect with Us

Berisha: Qeveria fsheh vrasesin e gjykatesit Skerdilajd Konomi

Aktualitet

Berisha: Qeveria fsheh vrasesin e gjykatesit Skerdilajd Konomi

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklarimeve te vrasesit me pagese Julian Sinanaj i cili deklaroi se gjyqtari Skerdilaj Konomi u vra nga nje deputet.

Berisha shkruan’ rreth 5 muaj me pare nga burime te mire informuara jam njoftuar se po behen perpjekje te jashtezakonshme per te ndryshuar akuzen per vepren penale per Ilir Karkinin, thuhet tezak i Sajmir Shullazit, sponsor kryesor i PS, nga porosites i vrasjes ne krijues rrethanash per vrasje.

Sot, kesaj perpjekjeje antiligjore per te lehtesuar vepren kriminale te Karkinit i doli tymi. Ky akt i shemtuar denoncohet nga vet Julian Sinanaj, njeriu qe mori porosine dhe parate nen video te Karkinit per te vrare biznismenin P. B. Sot Julian Sinanaj, per te cilin Sajmir Shullazi me zedhenesit e tij ju thane shqiptareve se kishte vrare 27 vete ne Greqi, ka telefonuar News 24 dhe denoncuar publikisht se:

– Artan Didin dhe prokuroret e çeshtjes i kane bere presion per te ndryshuar deshmine qe nxjerr porosites te vrasjes se biznesmenit Ilir Karkini
– Presion per te ndryshuar deshmine po i behet ne Policia dhe Prokuroria edhe ndriçim Gjokones, njeriut qe denoncoi banden e tritolit ne News 24 pasi Policia jo vetem refuzoi ti marri denoncimin per krimin e shemtuar por i vuri mbrapa kriminele per qellime kriminale
– Julian Sinanaj denoncon heshtjen e pushtetarve per vrasjen e gjykatesit Konomi, te cilen sipas tij e porositi nje deputet dhe se vrasesi eshte arrestuar me kreun e nje bande ne Shkoder por gjeri sot ai nuk eshte akuzuar per kete vrasje, pasi Partia Siçiliste nuk do qe te zbardhet vrasja e lidhur me sa duket me eksponente te saj!!
Ky denoncim deshmon perseri lidhjet tejet te rrezikshme te Edi Rames dhe qeveritarve te tij me krimin dhe vrasjet!

LEXO EDHE:  Akuzat për sulm seksual/ Biden: Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia “nën ethet” e Covid/ Shënohen 99 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 99 306.
99 viktimat e shënura në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin total të viktimave në 2 001.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç dhe 97.1% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Akuzat për sulm seksual/ Biden: Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë!

LEXO EDHE:  “Gjobat hidhen me vonesë në sistem për shkak të festave/ Qytetarët detyrohen të paguajnë me kamata”

Situata e koronavirusit vijon të jetë shumë shqetësuese ku dita ditës vijon të rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Paloka: Një akt tradhtie kombëtare

Publikuar

-

Nga

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Paloka: Një akt tradhti kombëtare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ndaj vendimit të Partisë Socialiste për të ngritur një komision hetimor për  UÇK dhe raportin e Dick Marty.

Përmes njëm postimi në rrjetin social, Paloka shkruan se ky veprim është një akt tradhtie, duke shtuar se kjo nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës.

Postimi i plotë i Palokës:

Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhetie kombëtare! Sapo dëgjova “objektin” e hetimit të komisionit hetimor që po ngre Rama sot në “parlamentin” e tij. Eshtë qartazi një akt tradhëtie që po i kërkohet të marrë vulen e Parlamentit të Shqipërisë!

Rikthimi në opinion i akuzave për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” , megjithëse ato janë hedhur poshtë vite më parë, pikërisht në kohën që drejtues të UÇK u dërguan në Hagë, kishte hijen e tradhëtisë. Megjithatë “implikimi” i Bashës në akuzat e ngritura prej Ramës edhe pse qartazi në mënyrë krejt absurde dhe qesharake, krijonte idenë se gjithë kjo maskaradë kishte qellime politike; sulmohej Basha e njëkohësisht tërhiqej vemendja nga katastrofa ku e ka çuar vendin Rama.

Sot, me objektin që i kanë vënë këtij komisioni hetimor, bëhet e qartë se qëllimi është vetëm një; hetimi i UÇK-së. Ky akt nuk ka vulë tjetër përveç asaj të tradhëtisë.

Kreu i grupit të “rilindasve” deklaroi me “krenarinë” provinciale që e karakterizon, se “siç e shihni ky komision nuk do të hetojë Lulzim Bashën po veprimtarinë e UÇK-se në Shqipëri…” Sipas Ballës, qëllimi i hetimit qenkesh që të vertetojë se UÇK nuk ka bërë krimet për të cilat akuzohet…

Çfarë do të thotë kjo?!! Parlamenti i Shqipërisë heton a ka bërë krime UÇK-ja?!! Po pse kush në Shqipëri ka dyshime që u detyroka Parlamenti të hetojë?!! Çdo të thotë kjo në një kohë që me këto akuza absurde janë dërguar në Hagë, drejtuesit e UÇK?! Çfarë mesazhi i jepet botës kur vetë Parlamenti i Shqipërisë mendon se ka nevojë të hetohet veprimtaria e UÇK?!

Ky nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës me çetnikët serbë, një akt tradhetie kombetare dhe një thikë pas shpine për drejtuesit e UÇK-së në Hagë!/CNA.al.

 

LEXO EDHE:  Akuzat për sulm seksual/ Biden: Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë!

LEXO EDHE:  Dështimi i vizitës në SHBA/ Si gënjeu Rama për takimin me Pompeo

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Gazeta më e madhe në Austri “ Der Standard” i ka kushtur një artikull vendit tonë, ku shkruan se Shqipëria rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria “Rama” ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.

Konkretisht, gazeta i referohet procesit mes qeverisë “Rama” me biznesmenin italian Francesco Becetti, i cili fitoi gjyqin me rreth 120 milionë euro për mbylljen e televizionit “Agon”.

“Der Standard” shkruan se një kompani përmbaruese në Austri ka njoftuar bankat në këtë të shtet që të sekuestrojnë pasuri të shtetit shqiptar, për llogari të procesit gjyqësor të biznesmenit italian.

“Arsyeja është një arbitrazh që investitorët italianë sollën në 2015 kundër Shqipërisë dhe fituan. Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) i dha atyre rreth 100 milion euro në kompensim në Prill 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën”, citon gazeta.

Kujtojmë që qeveria “Rama” nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi ka ankimuar procesin.

LEXO EDHE:  “Do ta tregoj unë ty, të mora nga hiçi”/ Berisha për përlasjen Rama-Leli: Duheni varur

LEXO EDHE:  Dajë e nip mbahen peng/ “Fakte, Xhafaj bashkëpunëtor në krim”

Por bazë të ligjeve ndërkombëtare, kur gjykata dënon një shtet dhe ky i fundit nuk pranon të paguajë, zbatohet konventa ndërkombëtare për sekuestrimin e pasurive.

“Në procesin e pranimit në BE, gjyqësori shihet si pika më e dobët, kjo është arsyeja pse investitorët vështirë se i drejtohen gjykatave vendase në mosmarrëveshje dhe përdorin ligjin ndërkombëtar të arbitrazhit”, vijon më tek gazeta austriake./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE