LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vucic: Dialogu me Prishtinen perfundon para samitit te Vjenes

23 Korrik 2015, 14:37, Kosova & Bota CNA

Ky tubim, që do të mbledhë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën e Serbinë, me shumë gjasë, do të mbledhë edhe kancelaren gjermane Angela Merkel, homologun e saj austriak, Werner Faymann dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

?Mendoj se të gjithë ne jemi duke menduar që konferenca e Vjenës të jetë një festë e madhe?, ka thënë Vuciq pas një vizite në kompaninë Johnson Electric në Nish, njofton Blic, transmeton Klan Kosova. ?Kjo do të jetë një ditë e madhe për krejt Ballkanin. Mendoj se deri në këtë ditë shumëcka do të kryhet?.

Vuçiq ka shtuar se deri në këtë datë, qeveria e tij është e gatshme për të vazhduar dialogun me Prishtinën, ndërsa ka deklaruar se në negociatat e Brukselit, ai dhe ekipi i Serbisë kanë bërë shumë kompromise, por edhe ia kanë dalë të ruajnë interesat kryesorë nacionalë.

?Qyshdo që e merrni, ne luftojmë për vendin tonë, ata luftojnë për popullin e tyre, ose të paktën kështu thonë. Nganjëherë është e habitshme ajo për cfarë ne po angazhohemi. Këta nga bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptojnë, por ne e dimë se kush kë do ta mposhtë, për të mos e thënë ndonjë fjalë tjetër?, ka thënë Vuçiq, përcjellë Klan Kosova.

Shefi i qeverisë serbe ka thënë se bisedimet me Prishtinën janë gjithmonë të vështirë. Ato, sipas tij, asnjëherë nuk kanë qenë të lehta, nganjëherë janë dinjitoze e ndonjë rast tjetër kanë rënë deri në nivelin e fundit para se të plasin incidentet.

 

Lajmet e fundit nga