LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SURREL PARTY/Rama fton për darkë deputetët e PS

23 Korrik 2015, 10:05, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama fton për darkë deputetët e Partisë Socialiste me rastin e mbylljes së sesionit parlamentar.

Mësohet se darka do të organizohet në një lokal në zonën e Surrelit, në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme.

Pritet që Kreu i Qeverisë të shprehë vlerësimet e tij për miratimin e ligjeve dhe reformave  në Kuvend, ku në seancën e parafundit të tij, u miratua edhe pr/ligji përArsimin e Lartë.

Gjithashtu Kreu i PS pritet të shprehë vlerësimet edhe për angazhimin e deputetëve socialistë në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, sipas zonave ku ishin deleguar.

Hera e parë që Edi Rama, organizon një darkë ose Party në Surrel, ai më parë këto festa i organizonte ne Pezë.

Lajmet e fundit nga