LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mirdite, nga operacionet antikanabis, asgjesohen 950 bime

22 Korrik 2015, 15:15, Kronika CNA

Në Mirditë kanë vijuar edhe sot vijojnë operacionet antikanabis të forcave të policisë, të cilat kanë asgjesuar mbi 950 bimë narkotike.

Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi për shtyp, sipas të cilit bimët janë gjetur të mbjella në dy parcela, në një fshat të Mirditës, pranë një banese.

Për këtë arsye janë shpallur në kërkim shtetasit e identifikuar me inicialet P.B dhe G.B, përkatësisht 75 dhe 47 vjeç, të cilët dyshohen si kultivuesit.

Lajmet e fundit nga