LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajme te mira nga moti, freskohet te premten, te henen ka shi

22 Korrik 2015, 14:24, Sociale CNA

Nxehtësia përvëluese që e ka kapluar Kosovën dhe gjithë rajonin po vazhdon edhe sot, por njëjtë do të jetë vetëm edhe nesër

Gjatë ditës së premte, pritet që këto temperatura të shënojnë rënie dhe të sjellin një freski të vogël.

Kështu ka bërë të ditur profesori i meteorologjisë në Universitetin e Prishtinës, Sylë Tahirsylaj, i cili tha për lajmi.net se vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin masave ajrore që vijnë nga pjesa jug perëndimore e rajonit, përkatësisht nga Afrika e Veriut. Sipas tij, këto masa janë të nxehta, por jo deri në nivele ekstreme.

?Deri në ditën e premte temperaturat do të sillen, minimalja deri në 17-18 gradë celsius, ato më të lartat ditore 33 deri 36 gradë celsius, gjithnjë në male dhe hije, ndërsa në qytete temperaturat mund të jenë edhe më të larta, për shkak të ndikimit të asfaltit dhe materialit ndërtimor?, tha Tahirsylaj.

 

Lajmet e fundit nga