LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Henri Çili përgatit me punonjësit e UET aktet nënligjore të ligjit të ri

22 Korrik 2015, 05:58, Sociale CNA

Teksa ditët e nxehta të këtij fund korriku po dominohen nga polemikat e përndezura, nga akuzat, paralajmërimet, protestat, etiketimet dhe përbetimet për fatin e arsimit të lartë në Shqipëri, Henri Çili, përfituesi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë në këtë histori, ka përgatitur në heshtje dhe në qetësi aktet nënligjore të projektligjit për arsimin e lartë në Shqipëri.

Ndërsa Parlamenti Shqiptar ende nuk kishte miratuar projektligjin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit, përcaktues për shkollimin e brezit të ri dhe zhvillimin e shoqërisë, grupi klientelist ka punuar ndërkohë për aktet nënligjore. Nëse drafti për arsimin e lartë vizaton në vija të trasha interesat e një klike të caktuar që synon të asgjësojë arsimin publik, aktet nënligjore do të reflektojnë deri në detaje dhe në hollësi interesat e këtij grupi.   Dy janë vektorët kryesorë të interesave që reflekton ky projektligj, para dhe prona.

Universitetet private do të marrin para nga buxheti i shtetit dhe prona publike. Në këto kushte, Henri Çili, i identifikuar si përfituesi më i madh i këtij projektligji, ka avancuar duke përgatitur aktet nënligjore, të cilat do të marrin firmën e kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Sipas burimeve, safi i universitetit privat të Henri Çilit, pasi diktoi kapitullin 12 në ligjin për arsimin e lartë, po punon prej kohësh për përgatitjen e akteve nënligjore, të cilat do të shkojnë të gatshme për miratim në qeveri, për t?u zbatuar më pas në praktikë. /Sot

 

Lajmet e fundit nga