LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

HABERET E MITROS/SKENA DHE PRAPA SKENA EROTIKE

22 Korrik 2015, 19:20, Opinione CNA

Nga Mitro CELA

Film erotik amerikan, nga ata që ta bëjne mishin koqe – koqe, pa marrë parasysh moshën time 67-veçare. Ja një frazë nga filmi:
-Ne, amerikanët, flemë në darkë dyshe dhe zgjohemi në mëngjes treshe.
Larg qoftë, sikur ta luanin këtë skenar politikanët e dështuar të moshës së tretë?!
Nuk është ndonjë suprizë. Gojët e liga thonë, se demek, zakone të tilla moderne dhe amerikane, kanë hyrë edhe në Tiranë. Unë, nuk besoj të ndodhi kjo ?seveda? nën qeverinë Rama. Socialistët me nishane janë me sqimë, dmth e kanë lepurin në bark. Psh. Je minister? Je. Do të vësh në jetë ëndërrat që sheh me sy hapur? Do?Por po të pikasi lideri?hastalavista politika, sepse mandate I deputetit, është lenë peng?!
Pedofili I Sarandës? Lepe?Pse pak pedofilë ka bota? Ka edhe peshkopë e priftërinj me mjekër, që kanë shkarë nga rruga e Zotit! Ky joni, ky I Sarandës, ka qënë agjent I future, për të demaskuar Koçon Kokdhimwn tënë, dhe familjen e madhe tej të majtës dhe të djathtës, të Ramës?!…
Ndyshe ishin socialistët në pushtet, në epokën e Nanos. Më sojllij. Më modernë në jetë. Më liberalë. Nuk më beson, mo i larti këndonjës? Harrove zotrote, seksgein me ministrin?
I nderumi ministër, brenda orarit të punës ushtronte edhe zanatin sipas diplomës: dhjatrua. Një ditë, fare pa takt, hap derën e zyrës zëvendësi i ministrit. Mbi tavolinë. Dy shalë poshtë një fustani të hapur. Një palë tanga si tre copa spango?Koburja e ministrit?kobure? e mbushur nga shejtani?
Për të keqin fat, zëvendësi na qëlloi namusqar. Yrysht përpara! Frymën e mbajti tek Nano?
Sovrani nuk mori vesh gjë, sepse kryeministri gjykojë:
-Nuk cënojmë jetën private, na socialitët edhe modernë edhe pushtetarë! Do e çojmë apo jo Shqipërinë në Evropë?! I këndoni apo nuk I këndoli ligjet e Strasburgut për privatësinë?!

15:55 Opinione

ARMIKU TE PORTA

Nga Sokol SHAMETIQeveria socialiste në pushtet arriti më në ...

Lajmet e fundit nga