LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mburret me sezonin turistik ne Facebook, qytetaret e sulmojne

21 Korrik 2015, 15:53, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, krenohet me nisjen e sezonit turistik, që sipas tij po bën diferencën në shumë aspekte. Rama flet për shërbim shëndetësor 24 orë, për siguri për turistët dhe për plazhe publike të pastruara.

Por në fakt, qytetaret kane reaguar menjehere duke i treguar KRyeministrit disa fakte qe i jetojne cdo dite.

Në javën e kaluar raportohej se në Durrës dhe Vlorë, qytetarët nuk kishin ujë të pijshëm, ç?ka kishte ndikuar ndjeshëm edhe në largimin e atyre pushuesve të mbërritur në dy qytetet kryesore bregdetare të vendit. Në Durrës detyroheshin të blenin ujin me autobote, ndërsa në Vlorë shkonin në burimin e Ujit të Ftohtë.

Nga ana tjetër gati përditë qytetarët ankohen për çmimet e larta që paguajnë në restorante apo njësitë akomoduese, duke postuar në rrjetet sociale edhe faturat, që për më tepër nuk janë as fatura tatimore. Për këtë problem, janë të shumtë ndjekësit në Facebook që kanë kritikuar kryeministrin që s?merr masat.

Që në nisje të sezonit turistik, mediat kanë raportuar për ndodtjen me vaj që i bëjnë bregdetit shqiptar anijet greke. As për këtë çështje nuk janë marrë masat e nevojshme. Një ditë më parë në Dhërmi mungonte energjia elektrike prej më shumë se 4 orë. Pra, po t?i mbledhësh bashkë të gjitha këto, situata është alarmante dhe s?ka vend fare për krenari apo mburrje.

 

Lajmet e fundit nga