LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korcë/ Policia rrugore arrestime dhe procedime penale

21 Korrik 2015, 12:50, Aktualitet CNA

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor , gjatë 24 – orëve të fundit kanë arrestuar shtetas si dhe proceduar 1 shtetase tjetër, për ?Drejtim të automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi? .

Sipas njoftimit nga policia, janë vënë në pranga shtetasit: Andon Qori, vjeç 52, banues në Korçë dhe Sali Ramadani, vjeç 52 , banues në Korçë.

Burime nga specialistët e Seksionit të Korcës bëjnë me dije se janë arrestuar edhe Edit Tahiri, vjeç 29, banues në Libonik-Korçë, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip motorr ?SUZUKI?, pa targa dhe pa leje drejtimi.

Në pranga kanë rënë edhe shtetasja me iniciale S.S ,vjeç 25, banuese në Vlorë dhe F.H, vjeç 17, banues në Pogradec.

Sa i takon rasteve më sipër, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi? parashikuar nga nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal.

 

Lajmet e fundit nga