LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 mënyra si të rrisim fëmijë të disiplinuar

21 Korrik 2015, 21:30, Lifestyle CNA

1. Fëmijët kanë nevojë për një lidhje të sigurt me të paktën një person përkujdesës.

Prindërit ndihmojnë në krijimin e lidhjeve të sigurta për fëmijën që në vitin e parë të jetës së tij duke përmbushur nevojat e fëmijës dhe duke pranuar fëmijën ashtu siç është.

2. Fëmijët mësojnë vetëdisiplinimin nga kufijtë që u vendosen

Fëmijët që rriten pa kufizime nuk kanë shansin të praktikojnë vetëdisiplinimin kështu që ata nuk mësojnë si të jenë të përkujdesshëm për të tjerët dhe si të menaxhojnë veten gjatë detyrave të pakëndshme. Ky është shkaku pse prindërit liberalë rritin fëmijë të padisiplinuar. Nga ana tjetër, nëse kufijtë vendosen në mënyra që nxitin rezistencën e fortë, fëmija sërish nuk ka mësuar të vetëdisiplinohet sepse së brendshmi ai nuk i ka kuptuar dhe pranuar kufijtë. Ky është shkaku pse prindërit autoritarë rritin fëmijë që nuk mund ta menaxhojnë veten pa disiplinim apo kontroll nga dikush tjetër.

3. Aftësia e të qetësuarit të vetes është thelbësore për të menaxhuar ankthin, emocionet dhe sjelljen. Fëmijët e mësojnë këtë aftësi duke u qetësuar nga prindërit.

Lidhjet e neuroneve që lëshojnë substanca biokimike qetësuese formohen kur foshnja përkëdhelet dhe qetësohet nga prindi. Lënja e fëmijës vetëm kur ai përjeton emocione nuk e mëson atë të qetësojë veten. Përkundrazi, vështirëson aftësinë e tij për tu qetësuar përgjatë gjithë jetës. Fëmijët që janë impulsivë, ankthiozë, apo ?dramatikë? kanë nevojë për mbështetje shtesë për tu qetësuar nga prindi.

4. Fëmijët janë në kontroll të sjelljes së tyre vetëm kur ata munden të menaxhojnë emocionet e tyre dhe ata mësojnë si ta bëjnë këtë duke pasur prindër që ua pranojnë emocionet.

Emocionet e qënjeve njerëzore duhet të përjetohen që të çlirohemi nga to. Emocionet që shtypen nuk janë më nën kontrollin e ndërgjegjshëm të individit, ndaj ato dalin në formën e sjelljeve ?të këqija?. Fëmijët kanë nevojë për një ambjent të dashur dhe të sigurt për të shprehur emocionet e tyre të parrehatshme’ raporton ‘Bebja.com.

5. Fëmijët mësojnë nga ajo që jetojnë

Është e thjeshtë! Nëse ne jemi të përkujdesshëm dhe të respektueshëm ndaj tyre, ata bëhen të përkujdesshëm dhe të respektueshëm ndaj nesh. Fëmijët që janë të pasjellshëm dhe të parespektueshëm kanë mësuar të sillen kështu nga dikush.
Ky lloj prindërimi na kërkon që të menaxhojmë së pari emocionet tona dhe kjo është puna më e vështirë, por tu japësh fëmijëve një fillim të mirë të jetës do të thotë që po ndikoni në gjeneratat e ardhshme.

Lajmet e fundit nga