LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Perse jam kritik ndaj qendrimit politik te Partise Demokratike per projektligjin per arsimin e larte?

20 Korrik 2015, 17:28, Aktualitet CNA

Nga Artan FUGA

1. Perse deputetet e saj ne komisione dhe ne seance plenare nuk kerkuan te vijne eksperte te huaj dhe vendas per te pasur nje gjykim te pavarur ndaj nje projektligji te paraqitur nga ministria e arsimit? Perse qeveria merr “eksperte” kurse Kuvendi nuk paska te drejte te marri?

Edhe kur ne ua sjellim nga Brukseli bejne sikur ata kane ardhur per turizem a shetitje.

2. Perse ne vend te gjykojne projektligjin si nje akt normativ ne kundershtim me Kushtetuten, merre me analiza krejt relative dhe subjektive per konukturen e arsimit te larte dhe per pasojat teorike qe ai ligj do te sjelle?

3. Si nuk artikuluan se ate projektligj do ta cojne ne Gjykate Kushtetuese po u votua? Perse nuk e bejne?

4. Si eshte e mundur qe ne te gjithe kete periudhe nuk thirren nje here ne interpelance ministrine e arsimit lidhur me procedurat e perpunimit te projektligjit kaq shume difektoze dhe nuk i bene ato problem?

5. Si eshte e mundur qe ne javen e fundit ne komisionin e medias dhe te edukimit deputetet e partise demokratike paskan punuar si stakhanoviste duke u lodhur me dhjetra ore pune ne dite, kur fare mire mund te merrnin te gjithe kohen per te diskutuar gjere e gjate cdo nen? Cfare eshte ky zell?

6. Si eshte e mundur qe ende nuk artikulojne idene kritike baze se ky projektligj shkel te drejten e lirise te kerkimit shkencor dhe te mesimdhenies duke e vene universitetin nen politiken? Apo u intereson nje gje e tille? E kemi argumentuar perpara tyre ne detaje kete gje, por ata nuk degjojne nga ai vesh.

7. Si eshte e mundur qe nuk kapen perfaqesuesit e Bashkimit Europian duke treguar se ky projetligj nuk ka asgje te perbashket me hapesiren europiane te arsimit universitar?

8. Si eshte e mundur qe per nje vit nuk arriten te pergatisin nje projektligj alternativ, por kufizohen vetem ne kritika te zbehta?

9. Si eshte e mundur qe nuk ka nje draft zyrtar te shkruar te aprovuar nga grupi parlamentar ku te tregohen ne detaje nenet e mbrapshta te ligjit dhe te propozohen te tjera? Pse e lane diten e fundit te ndihen ne levizje politike shume te percipta?

Si t’u japesh pergjigje ketyre pyetjeve duke mos u bere as dedektiv, por as naiv?

Pse gelojne keto pyetje ane e mbane mjediseve universitare duke krijuiar mosbesim te klasa politike?

Si qytetar qe kam nevoje edhe per qeverine, por edhe per opoziten, i shtroj keto pyetje, si profesor gjithashtu, si i papajtueshem me modelin arsimor qe do te instalohet ne Shqiperi, i papare e degjuar ne asnje vend tjeter, i shtroj keto pyetje me sinqeritet dhe trishtim.

Bravo ….

22:31 Aktualitet

Skandali Bill Cosby

Komediani Bill Cosby ka pranuar gjatë një dëshmie gjyqësore ...

Lajmet e fundit nga