Connect with Us

PD nuk bën Konferencë në Labinot/ Hafijet dhe gjobat e UET

Aktualitet

PD nuk bën Konferencë në Labinot/ Hafijet dhe gjobat e UET

Publikuar

-

Elvi FUNDO

Ndoshta s’e meriton t’i përgjigjesh aspak lojës të pisët me porosi e paguar dhe urdhëruar nga Henri Çili, ose Neimi, emri i tij i lindjes. Një lojë që erdhi së fundmi edhe me një koment sa qesharak aq dhe të neveritshëm, por disa fjalë të vërteta opinioni duhet t’i mësojë. Gjithçka në kurriz të opozitës, e instrumentalizuar nga tregtarë influencash dhe individë që kërkojnë vend në sofrën e pushtetit. Pas kritikave nga disa zëra kundër, analizave dhe argumentave të tyre vjen dhe një përpjekje banale me ide për parti të re. Thjesht dhe vetëm sepse disa njerëz në PD mendojnë ndryshe nga kryetari. Një ide që do të shitet si qokë ndaj kryetarit të PD, por në fakt është shërbim ndaj kryeministrit.

Shkrim me porosi nga Rama

cili rama

Shkrimi i porositur nga Çili dhe i publikuar nga një vartës i tij i mirë paguar, nuk kërkon të bëjë gjë tjetër veçse të tërheqë vëmendjen nga analiza që duhet të bëjë opozita. Kjo për disa arsye. Në këtë analizë, disa nga dështakët më të mëdhenj janë njerëzit e suportuar nga UET-i dhe Çili, përfshi këtu edhe heqjen si teoricien, opinionist apo mendim i djathtë i autorit të shkrimit, i cili në fakt është një mercenar dhe asgjë më shumë.  Më lart theksova se tërheq vëmendjen nga analiza që duhet të bëjë opozita, dhe vërtetë kërkon të ndezë edhe frymën e përçarjes. Të ketë kundërshti, debat dhe përplasje idesh nuk do të thotë të kemi parti tjetër opozitare, pasi shumica e atyre që flasin dhe kërkojnë qëndrim tjetër nga PD, janë opozitarë me eksperiencë dhe demokratë idealistë të padiskutueshëm, aq sa Lulzim Basha nuk është bërë ende, edhe pse është kreu i PD.  PD bëhet më e fortë dhe Basha kryetar më i mirë dhe i gjithëpranueshëm po vlerësoi dhe reflektoi ndaj kritikave. Një përçarje e PD,një parti tjetër do e dobësonte dhe sakatonte më shumë opozitën, këtë ide hedh mercenari.

Mercenarët e UET-it

 

Kjo në thelb i intereson pagatorit të mercenarit. Çili kërkon një opozitë të dobët, që ta mjelë dhe përdorë sipas interesave. T’ia mbyllë gojën për gati një vit siç bëri për ligjin e arsimit të lartë, apo më keq akoma, të marrë peng opozitën. Peng, duke emëruar kllounë dhe fytyra qesharake të pabesueshme, thjesht se dalin nga laboratori i tij siç është UET. Pasojat janë zgjedhjet e 21 qershorit.

Faktet janë të padiskutueshme. Në Durrës ideoi dhe drejtoi ekipi i UET, gjithçka deri në qelizë. Nuk mund të them se nuk donin fitoren e produktit të tyre simbolik Gridës, por rezucili lelaltati foli vetë. Ishte më shumë se i turpshëm, një humbje e neveritshme. Thjesht sepse stafi i UET-it që Grida mori nga pas për fushatën, ja prishi edhe atë pak punë që dukej pozitive në imazhin e saj.

Më tej Vlora, ku pikërisht mercenari i Çilit, që shkruan porosinë e rradhës me pagesë merrte direkt lekët vetë.  Ky ideator i djathtë dhe mendimtar çonte fatura me dhjetra mijëra euro si shpenzime në fushatën e PD në Vlorë, ku luante rolin e njeriut të drejtonte, shkruante, stilizonte dhe ndërtonte fushatën e PD. Demokrat me pagesë. Që në fakt në Vlorë e bëri lëmsh edhe pse u pagua.

Dorëzonte fatura që shkonin dhjetra mijë euro, sepse ky fushatist dhe stafi i UET që i shkonin nga pas do bënin çudira. Thjesht nuk bëjnë asgjë. Ata thjesht bëjnë qejf, hanë, pinë dhe zhgërryhen hoteleve si derrat në llucë, mbushin xhepat dhe pastaj lënë fotografinë. Mori minimumin historik, disa dhjetra mijëra euro dhe erdhi në Tiranë duke shkruar porosinë e radhës si mercenar, këtë herë kërkonte disa fitore.

LEXO EDHE:  Kallëzimi ndaj kryebashkiakut/ Basha: Sulm nga një kryeministër hakmarrës

Të njëjtën gjë kanë bërë në Korçë në vitin 2011, ku Çili i UET, për një shkrojtës dhe një klloun në fushatë kërkoi 30 mijë euro, që s’i mori kurrë nga PD, por u pagua nga vetë produkti i tij kandidat për Bashkinë e Korçës në atë kohë.

Pak histori klienteliste

 

Pra Naimi, Lela dhe mercenarët e shumtë të UET, hedhin ide thjesht për interesa të tyre personale jo të opozitës. Ajo ju duhet vetëm për t’i rrjepur ndonjë lekë në ditën e saj më të zezë.  Çili, licensat dhe gjithçka i moricili 1 gjatë qeverisë të PD, në 2007 punoi me Ramën, në 2011 kundër tij me Bashën, në 2013 me PD dhe Berishën. Dhe këto lëvizje thjesht dhe vetëm për interesat e tij dhe të UET.

Çili gjithmonë ka “dashuruar” Ramën, kur i duhej Pollo e gjente dhe dashurinë e re, e kështu me radhë. Sot në 2015 nuk ka ikur tek Rama, ai atje ka qenë, thjesht me mercenarët e tij jetoi më mirë dje, kur sillej sikur adhuronte Berishën.  Për Çilin, kryeministri sulmoi universitetet një vit më parë.

Raportet nxirrnin që UET dhe TBU duhet të ishin të parët që duhet të mbylleshin, por jo nuk ndodhi. Operacioni u ideua nga Çili dhe u urdhërua nga Rama.  Tani ai po bën ligjin e arsimit të lartë. Bota akademike e gjitha kundër, opozita heshti për muaj me radhë. Ideatori, përgatitësi Çili, Basha miratoi në heshtje, Rama voton një gjoja reformë. “Gjyqi” që i bën opozita është qesharak dhe banal.

Është po Çili që nga ana tjetër hedh ide për përjashtime, përçarje të opozitës, apo parti të reja. A ka shërbim më të mirë dhe shpërblyes ndaj Ramës?   Pra Lela dhe pagatori i tij, qokat ndaj Ramës nuk mund t’i shesin si ndere dhe ide ndaj Bashës. Për këtë duhet të jetë i bindur, pasi Basha nuk duket të ketë projekt të bëjë konferencë në Labinot. Ndoshta kjo shqetëson dikë, por është e pamundur për të ndodhur. Mercenarëve dhe shefave të tyre kjo ju vlen shumë, ata duan t’i bëjnë shërbimin e radhës Ramës, të kenë një opozitë sa më të përdorshme, për të kapur edhe institucione të pavarura si rasti banal i Lelës me AMA-n apo shokëve të tij në TVSH. Gjithçka ndodhi pikërisht me dijeninë e Bashës.

PD-ja humbi

Pa harruar teoritë e mercenarit se koordinatorët janë vetë ideja e opozitës, që në fakt shumica e tyre, përjashto ndonjë kokërr ishin apatikë, pa ide, të paaftë, jo rezultativë, dembelë, thjesht fasadë që presin një kockë nesër. Shumica vlejnë, shumë, shumë herë më pak se Shaban Memia.

Mercenari i çuar në SHBA për shkollim nga Mero Baze mendon ndryshe, por është e pamundur që Berishistët, kritikët, njerëzit me mendim ndryshe e shumë të tjerë që nuk mendojnë si produktet e Çilit, të bëjnë parti tjetër.

Ata e kanë partinë e tyre, të cilën po luftojnë ta bëjnë më të mirë duke i thënë shqip Bashës: “Ne kemi humbur”. Askush nuk i ka thënë: “Ti ke humbur”, megjithëse individualisht kanë fituar, pikërisht atje ku nuk pranuan UET-in dhe mercenarët e tipit Lela. Pikërisht prandaj ata janë problem. Sepse në fund, e vetmja e humbur është PD-ja, që pagoi mercenarët, Çilin me soj e sorollop.

Për stanin e tij dhe ca të tjerë rezultati ishte vërtetë impresionues. Në fakt ishte një katastrofë për historinë politike të PD-së.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Skandali i përgjimeve/ Kryemadhi: Dorëheqja, e vetmja rrugëdalje e Kryeministrit

LEXO EDHE:  Berisha tallet me deputetin gjerman/ Më shqiptar se sa Zografi Bis

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Skandali i përgjimeve/ Kryemadhi: Dorëheqja, e vetmja rrugëdalje e Kryeministrit

LEXO EDHE:  Faktet/ “Aleanca e qelbësirave”, nga Rama tek Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: