LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marreveshja me SHBA per kontrollin e narkotikeve, Tahiri: Na ve ne pozita pune

20 Korrik 2015, 13:45, Kronika CNA

Një marrëveshje që na vë në pozita pune e ka cilësuar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimit të ligjit, e cila u miratua sot në komisionin për ekonominë. ?Është një marrëveshje që na vë në pozita pune, na nxit akoma më shumë për të përmirësuar veten, për të përmirësuar kapacitetin e agjencive ligjzbatuese në vend dhe mundësinë e tyre për të luftuar kriminalitetin në cilëndo mënyrë.  Bashkëpunimi ynë me partnerët është solid dhe ka dhënë rezultatet e veta. Ashtu siç pritet që të vazhdojë në të njëjtën mënyrë edhe në muajt dhe vitet që pasojnë?,- tha Tahiri në komision Ai bëri me dije se marrëveshja është njohja e rezultateve të arritura deri tani nga Policia e Shtetit dhe nga institucionet ligjzbatuese në vend, në kuadër të luftës krimit të organizuar, korrupsionit dhe kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas tij, kjo marrëveshje është një nxitje për të përmirësuar punën me partnerët, por për të përmirësuar edhe punën e kapaciteteve ligjzbatuese në vend, për të mos lejuar më që Shqipëria të kthehet në një vendburim për kultivimin dhe më pas trafikimin e lëndëve narkotike.

Lajmet e fundit nga