LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimet e Renda kerkojne konfiskimin e 850 mije eurove te dy shtetasve, nuk justifikohen

20 Korrik 2015, 14:37, Ekonomi CNA

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konfiskimin e mbi 850 mijë eurove në llogaritë bankare të Rovena Kalemi dhe shtetasit, Bledar Coraj.

Kjo shumë e konsiderueshme parash kanë kaluar në llogaritë bankare të dy shtetasve nga shtetasi belg, Eric Nyssens, me profesion infermier në Bruksel. Nga hetimi rezulton se këta shtetas nuk justifikojnë burimin e parave.

Krimet e Rënda nisën hetimet pas sinjalizimit të marrë nga Prokuroria e Durrësit se në llogaritë e dy shtetasve shqiptarë, Kalemi dhe Cokaj gjatë vitit 2014 janë kryer disa transferta që tejkalonin 1 milionë eurot.

Sapo është marrë ky informacion, Prokuroria e Durrësit ka marrë miratimin në gjykatë për sekuestron preventive, pasi kjo shumë parash kishte burim të dyshimtë në momentin e parë. Në momentin e vendosjes së sekuestros, rezultoi se shtetasja Kalemi ka tërhequr rreth 300 mijë euro dhe në llogaritë e saj gjendeshin rreth 850 mijë euro, të cilat u bllokuan.

Pas vendosjes së sekuestros dhe mungesës së shpjegimit të burimit të ligjshëm të këtyre parave, Prokuroria e Durrësit e kaloi për kompetencë çështjen në Prokurorinë për Krime të Rënda, e cila kërkon konfiskimin e sasisë së parave.

Lajmet e fundit nga