LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Duart, transmetuesit kryesor të mikrobeve

19 Korrik 2015, 22:01, Kuriozitete CNA

Hulumtuesit thonë se duart luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e mikrobeve, kështu ju duhet t?i kushtoni rëndësi shumë atyre dhe pjesëve më të ndjeshme të trupit, të cilat i prekni shpesh me duar. Edhe pas larjes së duhur, duart dhe gishtat shpejt ri-kontaminohen nga mjedisi që ju rrethon. Më poshtë mund të lexoni se cilat pjesë të trupit nuk duhet t?i prekni shpesh me duar. Kanalin e veshit Ju kurrë nuk duhet t?i futni gishtat apo diçka tjetër në këtë kanal.

?Futja e ndonjë gjëje në kanalin e veshit mund të prishë lëkurën e hollë që gjendet në kanalin e veshit,? thotë John K Niparko, profesor i mjekësisë në SHBA. Nëse ndjeni kruarje të vazhdueshme të veshit, ju duhet të kontrolloheni tek një otolaringolog në vend se të provoni diçka vetë. Otolaringologu mund të vlerësojë shumë lehtë problemin, qoftë nëse keni infeksion në vesh, ekzema të lëkurës apo dyll të grumbulluar.

Fytyrën

Ju mund t?i përdorni duart kur e lani fytyrën apo kur aplikoni ndonjë krem në fytyrë. Por, në rastet tjera ju nuk duhet ta prekni fytyrën. Kur i lëshoni duart në një sipërfaqe me baktere dhe pastaj e prekni fytyrën, ju i sillni ato baktere në fytyrë. Kjo rritë gjasat që të sëmureni dhe të keni infeksione të fytyrës, pasi që gishtat përmbajnë vajra që mund të bllokojnë poret tuaja, thotë dermatologu Adnan Nasir.

Lajmet e fundit nga