Connect with Us

Shtatë arsye pse është më mirë të jesh beqar/e

Life Style

Shtatë arsye pse është më mirë të jesh beqar/e

Publikuar

-

Të qënit beqar apo në një lidhje ka të mirat dhe të metat e veta. Ekspertët thonë se nuk është më mirë të jesh beqar/e, ashtu sikurse jo domodoshmërisht është më mirë të kesh një lidhje.

“Ajo që është e duhur për ne varet nga situata jonë në veçanti: mosha, historia sentimentale, qëndrueshmëria emotive, stili i jetës”, thotë seksologia Jess për Huffington Post.

Prandaj, cilat janë avantazhet e të qënit beqar/e?

1. Bën më shumë ushtrime fizike
Ndoshta keni lexuar diku se martesa është një kurë për gjithçka, që nga shqetësimet kardiake deri tek depresioni, por studimet thonë se dhe të qënit beqar i bën mirë shëndetit. Dr. Jess thotë: “ Një studim i bërë mes 13 mijë amerikanëve të moshave nga 18 deri në 64 vjeç, ata që nuk ishin martuar kurrë i dedikoheshin më shumë aktivitetit fizik, krahasuar me kategoritë e tjera, të divorcuar, të ndarë, të martuar apo të ve”. Ushtrimet fizike janë të lidhura me përfitime të tjera për shëndetin, si përmirësimi i humorit, rritja e energjisë, përmirësimi i cilësisë së gjumit, aktivitetit kardiovaskular.

2. Kujdesesh më shumë për veten
Studimet thonë se ka rezultate të ndryshme nëse krahasojmë të dhënat shëndetësore të një femre të martuar, me një femër që ka qenë gjithnjë beqare. Sipas një studimi femrat beqare kanë treguar rezultate më të larta në tre parametra: shëndeti i përgjithshëm, ditët që ka qënë sëmurë dhe vizitat.

Një tjetër studim i 2013-tës i Health Psychology thotë se kush është martuar dhe është i lumtur ka mundësinë më të madhe të shtojë në peshë në katër vitet e ardhshme të martesës.

LEXO EDHE:  E vërteta e bojkotit të gazetarëve/ Si e braktisën Shkëlqim Canin

3. Je më aktiv me shoqërinë
“Disa ekspertë thonë se beqarët janë më të lirshëm, krijojnë lidhje shoqërore më të forta në krahasim me personat e martuar, pasi kërkojnë më shumë raste për t’u socializuar”, thotë seksologia Jess.

4. Ha më shëndetshëm
Të jetosh një lidhje jo të shëndetshme që përfundon në divorc, është e dëmshme si për mendjen dhe për trupin. Lidhjet “e sëmura” dhe jo të lumtura mund të çojnë në një sërë sjelljesh si “comfort feasting”, (të hash çdo gjë duke u shëndoshur, duke e parë si rrugë ngushëllimi), dhe “control feasting” (të privohesh nga ushqimi për të kontrolluar diçka në jetë).

5. Miqësitë zgjasin më shumë
Edhe pse kundër dëshirës, kur martohemi shumë miqësi përfundojnë në plan të dytë. Prioritet bëhen partneri apo partnerja, dhe familja. Kjo është e drejtë. Por nga ana tjetër, beqarët arrijnë të mbajnë në këmbë miqësitë e tyre dhe për këtë ata bëhen miqtë “më të mirë”.

6. Ke më pak borxhe
Paratë nuk vlejnë sa shëndeti dhe lumturia, por të kesh borxhe është stresuese. Duket se beqarët kanë më pak të tilla. Nëse është e vërtetë që çështjet e parave shkaktojnë stres të fortë, dhe stresi dëmton shëndetin, atëherë ky është një zbulim i rëndësishëm.

7. Mjaftohesh me veten
Kur je vetëm mëson të gëzosh kohën vetëm për veten tënde. Mundësia për të jetuar në një mënyrë të pavarur dhe të kënaqshme është një “teknike e rëndësishme mbijetese”, që personat në çift nuk e gëzojnë. TCH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Bomba” amerikane lë pa fjalë 229 milionë ndjekësit e saj/ Fotot më “hot” të Kim Kardashian

Publikuar

-

Nga

Ajo është një nga femrat më seksi në botë. Bëhet fjalë për bombën amerikane, Kim Kardashian.

Kim ka çmendur të gjithë ndjekësit e saj teksa ka pozuar me bikini minimaliste.

41 vjeçarja ka treguar linjat e saj bombastike duke mahnitur me fizikun e saj 229 milionë ndjekësit e saj.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme me fotot më “hot” të “bombës” amerikane./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Si dy pika ujë”/ Sindi prezanton motrën e saj

Publikuar

-

Nga

Sindi Loci është një nga ish konkurrentet e Përputhen, e cila ka tërhequr shumë vëmendjen kur ishte pjesë e emisionit.

Ajo është përfshirë në shumë debate me konkurrentë të tjerë dhe në fund vendosi të dilte vetëm nga emisioni .

Pas daljes, Sindi është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh momente nga përditshëmria e saj.

Por së fundi ka vendosur të prezantojë me ndjekëist një person shumë të rëndësishëm për të, motrën e saj Flavia Loci.

LEXO EDHE:  Kjo është një nga arsyet më të forta pse duhet të martohemi

LEXO EDHE:  Arsyet se pse në pranverë jemi të përgjumur

Gjëja e parë që vihet re është ngjashmëria e madhe me Sindin, madje shumë prej ndjekësve e kanë ngatërruar me të.

“Për të gjithë ju që menduat se isha unë. E di, ngjajmë shumë po ajo është një ndër yjet e mi të bukur, Flavia Loci”, shkruan Sindi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Pas pritjes së “çmendur” në Shkodër/ Pogradecarët dynden për të takuar ish konkurrentët e Përputhen

Publikuar

-

Nga

Pas pritjes në Shkodër, destinacioni i radhës së Përputhen është Pogradeci.  Ish konkurrentët e Përputhen kanë ndaluar në Pogradec ku janë pritur nga dhjetëra njerëz.

Pranë fugonit ku ndodhen ish konkurrentët shihen shumë njerëz të cilët kërkojnë të takojnë dhe të fotografohen me ta.

Disa nga ish konkurrentët që i janë bashkuar tureve të realizuar deri më tani janë, Mevlan Shaba, Rinian Leka, Atdhe Xharavina, Jasmin Kadriu, Sara Malaj, Antonela Berisha.

LEXO EDHE:  Tre arsye për të mos fjetur kurrë me flokë të lagura

LEXO EDHE:  Tre arsye pse nuk do të mund ta gënjeni kurrë një empatik

Grupit i janë bashkangjitur dhe moderatorja Bora Zemanit, autorja e programit Olsa Muhameti dhe opinionisti Arjan Konomi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE