LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodër/ Tentuan të vidhnin banesën e të moshuarës, prangosen dy hajdutët

19 Korrik 2015, 08:36, Aktualitet CNA

Policia e Shkodër ka arrestuar sot dy persona, të dënuar më parë për vjedhje. Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit Valentin Sokoli, 21 vjeç, dhe Valdon Sokoli, 23 vjeç, që të dy banues në Shkodër.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases V. Sh., 72 vjeç, banuese në Shkodër.    Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes’.

 

 

Lajmet e fundit nga