LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen katër makina në aksin Elbasan-Librazhd

19 Korrik 2015, 10:30, Aktualitet CNA

Katër automjete janë përplasur  në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afësi të fshatin Mengel.

Makinat e përfshira në aksidentin e shumëfishtë janë një taksi me targë EL 639 A tip ?Benz?, AA 974 HG ?Benz, DS181 BA ?Benz? dhe AA 591 BM tip ?Ford?.

Në këtë aksident janë shënuar vetëm dëme materiale dhe asnjë prej drejtuesve apo pasagjerëve nuk është lënduar.

Por, aksidenti ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd për rreth 20 minuta.

Lajmet e fundit nga