LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e Donald Trump ndaj John McCain

19 Korrik 2015, 21:10, Aktualitet CNA

Ndërsa vazhdon fushata për Shtëpinë e Bardhë, një prej kandidatëve republikanë, biznesmeni i njohur Donald Trump, po tërheq vëmendjen me komentete e tij nga të dy krahët e politikës.  Pas talljes me të kaluarën e senatorit John McCain ndërsa shërbente në luftë, duke e quajtur atë të humbur dhe jo hero lufte, reagimet kanë qënë të forta nga rivalët brenda Partisë Republikane, të cilët e duan atë jashtë fushatës.

Bota e politikës është e trazuar përsëri nga Donald Trump. Por këtë herë, duket se ai ka sulmuar njeriun e gabuar, John McCain.

Biznesmeni i njohur tha se zoti McCain, ish pilot i forcave detare që kaloi pesë vite si rob lufte në Vietnam, nuk ishte hero lufte.

?Ai nuk është hero lufte!

Ai ështe hero lufte sepse u kap rob.? 

Por kjo nuk tingëlloi mirë tek republikanët. Thuajse të gjithë kandidatët republikan reaguan. Scott Walker:

?Do të denoj këdo që flet keq për dikë që ka qënë i burgosur lufte.?

Ish guvernatori i Floridës Jeb Bush shkroi në twitter ?mjaft me sulmet shpifëse?

Ndërsa guvernatori i Teksasit Rick Perry tha se komentet e Trump-it e ?bëjnë atë të papërshtatshëm për të qënë komandant i përgjithshëm?.

Meghan, vajza e zotit McCain shkroi në Twitter se ishte ?tmerruar, ndjente neveri dhe ishte pa fjalë.?

Por edhe demokratët u shprehën me indinjim. Hillary Clinton:

?Nuk ka gjë qesharake me urrejtjen që ai po vjell.? 

Vetë zoti McCain nuk ka komentuar mbi përçatjen që duket si reagim ndaj senatorit të Arizonës për komentet e fundit ku e akuzon Trump-in se po ?nxit të çmendurit? me komentet e tij ndaj meksikanëve.

?Ata sjellin drogën, krimin, përdhunimet dhe mes tyre ka edhe njerëz të mirë.? 

Por Donald Trump nuk po tërhiqet dhe jo vetëm që nuk po kërkon falje por ka shtuar retorikën duke thënë se McCain ka bërë shumë pak për veteranët.

Madje edhe Komiteti Kombëtar Republikan i dënoi komentet e Trump-it, duke thënë se në atë parti nuk ka vend për komente të tilla. Por kontradiktat vetëm duken se po e ndihojmë deri tani. Anketat e fundit tregojnë se Donald Trump po i afrohet majës së fushatës republikane.

Lajmet e fundit nga