LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi, dëmshpërblim për familjet e agjentëve të SHIU të rënë në detyrë

18 Korrik 2015, 09:52, Sociale CNA

Zbardhet vendimi i qeverisë për dëmshpërblimin e familjeve të agjentëve të Shërbimit Informativ Ushtarak të rënë në detyrë. Ndryshe nga vendimi i vitit 2004, qeveria aktuale ka parashikuar shpenzimet për kompensimin e familjes së personit që humb jetën për shkak të bashkëpunimit të fshehtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Në vendimin e qeverisë parashikohet edhe mënyra e shpërndarjes dhe mbikëqyrjes për fondet për operacionet speciale. Fondet për veprimtari specifike operative do të jenë deri në 25 për qind të buxhetit vjetor të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, ndërsa fondet për veprimtari specifike operative do të përdoren, në vlerë leku dhe në valutë, për shpenzime për sigurimin e informacionit dhe mbështetjen e veprimtarisë operative, shpenzime për pagesën dhe shpërblimin e burimeve të informacionit/ Sot

Lajmet e fundit nga