LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania kerkon masa me te forta kunder azilkerkuesve nga Shqiperia dhe Kosova

18 Korrik 2015, 11:44, Politikë CNA

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere kërkon masa më të forta kundër azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë dhënë për ?Frankfurter Allgemeine Zeitung?, De Meiziere thotë se është turp për Gjermaninë dhe për gjithë Europën që 40 përqind e kërkesave për azil mbërrijnë nga vende të Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se së shpjeti do të paraqesë në Parlament një ligj që do të zgjerojë kategorinë e vendeve të sigurta të origjinës.

?Është e pakuptueshme për gjermanët kur shohin që në vend të personave që vijnë nga zona lufte, azili u jepet personave nga Kosova dhe Shqipëria?, thotë De Maiziere.

Në listën e vendeve që do të kategorizohen si vende të sigurta origjine, e për pasojë do të refuzohen kërkesat për azil, janë Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. ?Der Spiegel? raporton se për këtë Berlini ka marrë mbështetjen e Kosovës. Sipas gazetës gjermane, vetë kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur interesimit të eurodeputetëve.

?Ne mbështesim kategorizimin e Kosovës si një vend i sigurtë origjine?, thuhet në përgjigjen e Mustafës.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova janë tre vendet e Ballkanit që nuk bëjnë pjesë në ato vende që ligji gjerman i njeh si vende të sigurta origjine. Një vit më parë, Bosnje-Herzegovina, Maqedonia dhe Serbia u hoqën nga lista e vendeve jo të sigurta origjine.

Lajmet e fundit nga