LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy te arrestuar per zjarret prane Athines, flaket nga duhani

18 Korrik 2015, 16:28, Kosova & Bota CNA

Dy persona janë arrestuar në Greqi për zjarrin që ra dhe u përhap me shpejtësi në kodrat në afërsi të Athinës, deklaroi departamenti i zjarrfikësve të kryeqytetit.

Zjarri ra të premten pranë malit Himetus, në rrethinat e kryeqytetit helen, duke shpërndarë tym gjithë andej qytetit. Autoritetet deklarojnë se dy të arrestuarit, një shtetas grek dhe një bullgar, do të dalin përpara drejtësisë.

Ndërsa mediat lokale raportuan se, personat në fjalë ishin rritës bletësh. Të arrestuarit, përkatësisht 67 dhe 58 vjeç, akuzohen se e kanë shkaktuar aksidentalisht rënien e zjarrit.

Gazeta ?Tovima? shkruan se zjarri nisi si pasojë e duhanit, edhe pse ende nuk është e qartë nëse dy personat po e tymosnin ato apo po e përdornin si tym për kosheren, një praktikë e përdorur kjo nga bletërritësit.

Zjarri kërcënoi banesat në tre zona të ndryshme përpara se të vihej nën kontroll nga zjarrfikësit. Ditën e premte, mbi 80 zjarre ranë në Greqi, me rajonin e Peloponezit që u prek më shumë nga flakët.

Mediat greke raportuan të shtunën se shumica e zjarreve tashmë janë nën kontroll.

21:07 Kosova & Bota

Zhgënjim në Athinë

Grekët janë të indinjuar nga masat e kursimit të negociuara ...

Lajmet e fundit nga