LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar në Gjermani për "vjedhje me dhunë"

18 Korrik 2015, 07:32, Kronika CNA

Një 23 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “vjedhje me dhunë” tashmë është vënë në pranga, ndërsa tentonte të largohej nga Shqipëria. Bëhet fjalë për një shtetas kosovar, i kërkuar në Gjermani për akuzën e ?Vjedhjes me dhunë?, i cili është ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ?Vjedhje me dhunë”

 

Lajmet e fundit nga