Connect with Us

Anëtarësimet e reja, Rama: Regjistër dixhital në Partinë Socialiste

Politikë

Anëtarësimet e reja, Rama: Regjistër dixhital në Partinë Socialiste

Publikuar

-

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të shtune Asamblenë Kombëtare. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se brenda vjeshtës do të miratohet në Kuvend reforma në drejtësi.

“Realizimi i reformës në drejtësi duke bërë të mundur hedhjen e një hapi që do e hedhi me patjetër brenda vjeshtës së këtij viti, me votimin në Parlament të reformës dhe do të mundësojmë kështu çeljen e një beteje të madhe pa asnjë kompromis dhe tolerancë ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, po dhe arritjen e objektivit pë të çelur negociatat vitin e ardhshëm.

Së paku, sa i takon kryerjes së detyrave nga ana jonë. Sidoqoftë besoj se do të shkojmë shumë fort në atë moment se reformat tona do të vazhdojnë”, tha Rama.

Ne do të riorganizojmë Partinë Socialiste për të pasur energji të ripërtërira për fitoren e zgjedhjeve të 2017, sikundër në 25 vjetorin e themelimit të PS-së ne do të shtojmë numrin e anëtarëve nga 100 mijë në 150 mijë, përmes një procesi hapjeje.

LEXO EDHE:  Ftesa e fundit e Kokëdhimës për Ramën/Mos përçaj socialistët

Një tjetër moment i rëndësishëm do të jetë regjistri digjital, ku cdo anëtar nga kryetari i saj dhe deri tek anëtarët më të thjeshtë duhet të regjistrohen.

Në këtë regjistër, që është një projekt i madh inovativ, komukimi dhe vendimmarrjeve me bazë të gjerë, ne do të mund të shmangim anëtarësimet fiktive, sikundër do të kemi mundësi të vlerësojmë punën dhe aftësitë e cdo anëtari në Partinë Socialiste“, theksoi Rama.

Kryeministri gjatë fjalës së tij vlerësoi qeverisjen në këto dy vjet sidomos në fushën e rendit, sigurisë dhe arsimit.

“Kemi arritur numrin më të vogël të krimeve dhe zbulueshmërinë më të madhe dhe kjo falë punës së ministrit të Brendshëm, i cili me reformat e ndërmarra futi në drejtimin e duhur Policinë e Shtetit.

Po kështu në arsim, ministrja e Arsimit ka ndërmarrë një reformë gjithëpërfshirëse dhe të thellë duke kthyer në drejtimin e duhur edhe këtë fushë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta falenderon Bujar Kapexhiun për 2 marsin/ Kush cënon Kushtetutën, armik i popullit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Meta ka falenderuar një tjetër artist, i cili ka deklaruar mbështetjen për 2 marsin.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Kushtetuta duhet të bëhet Bibla dhe Kurani për çdo shqiptar, ndërsa shton se kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë.

“Një falënderim për Profesor Bujar Kapexhiun për solidarizimin me 2 Marsin dhe përgjegjshmërinë e tij qytetare, intelektuale dhe patriotike.

Ke të drejtë Profesor, Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani ynë. Të jetë e paprekshme dhe e padhunueshme me ligje anti-kushtetuese sot e përgjithmonë.
Kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë, sepse vetëm mbrojtja e Kushtetutës na mbron nga rreziqet e brendshme si tirania dhe arbitrariteti, por edhe nga rreziqet e jashtme që janë shtuar.
Vetëm Kushtetuta na mban të bashkuar! 🇦🇱
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan presidenti Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Kongresi i PS nis me një minutë heshtje

Publikuar

-

Nga

Dita e dytë e Kongresit të PS-së, sot ka nisur me një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Fjalën hapëse të Kongresit e mbajti Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Ballla, i cili kërkoi nga të pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve të mbajnë një minut heshtje.

“Tre muaj më parë Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar. 26 nëntori ishte momenti më i vështirë për gjeneratën tonë. 51 të vdekur, thuajse 1000 të plagosur, më shumë se 14 mijë familje që në më pak se një minutë humbën çatinë mbi krye.” u shpreh Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë ndodhi pas largimit të Fatos Nanos/ Prapaskenat e Kongresit të PS

Publikuar

-

Nga

ps ftese per nanon

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ndërsa komenton Kongresin e PS-së, shprehet se pas largimit të Fatos Nanos, ish-Partia e Punës është kthyer në origjinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thekson se ajo çfarë po ndodh në Kongresin e PS-së, tregon vetëm nënshtrim, bindje dhe konformizem.

“Me largimin e Fatos Nanos nga kreu i Partise Socialiste, ish Partia e Punes u kthye ne origjine! Kongresi i PS aktual eshte nje salle ku drejton vetem nje njeri, ndersa te tjeret brohorasin. Nenshtrim, bindje, konformizem! Servilizmi, karrierat falso te njerezve pa histori, aftesi e integritet kane prodhuar nje parti autokratike ku vullneti i kryetarit eshte i vetmi mendim, qasje e veprim.
Asnje debat, asnje dyshim, asnje peshperime! Vec bindje!”-shkruan Kulluri.

Gjithashtu, Kulluri thekson se edhe në qeverisje nuk mund të jetë ndryshe, pasi sipas tij nuk qeveris ligji, por vetëm një njeri, duke iu referuar kështu kreut të PS, Edi Rama.

“Dhe qeverisja nuk mund te jete e ndryshme. Nuk qeveris ligji, por personi. Askush nuk kontrollon drejtimin e PS ashtu sic askush nuk kontrollon qeverine! Deputete te emeruar por jo te zgjedhur! Ministra pa asnje atribut te vecante politik apo publik, por produkte te vullnetit autoritar te nje njeriu!”-shkruan Kulluri.

Po ashtu, ai thekson se ky është deshtim total 30 vjet pas renies se Komunizmit!

Më tej, ai shkruan se “Te gjitha vlerat e demokracise si mbajtja e pergjegjesise, llogaridhenia, kontrolli dhe kufizimi i pushtetit ne parti dhe me tej ne qeverisje jane tashme nje e shkuar ne koshin e plehrave te historise! Nje turp i vertete per nje vend qe eshte anetar i NATO-s dhe kandidat ne BE! Dhe e gjitha ne emer te “liberalit perendimor”, politikanit-artist rebel qe ka shtypur cdo mendim apo veprim te ndryshem nga i veti!
Ky degradim demokratik i Partise Socialiste nuk eshte problem vetem i tyre, por i gjithe Shqiperise per sa kohe PS qeveris vendin dhe eshte nje nga dy partite e madha! Ky model mund te prodhoje vetem autokraci, cenim te te drejtave te individeve dhe grupeve shoqerore dhe mbi te gjitha korrupsion galopant!
30 vjet pas renies se komunizmit autokracia e partive politike po prodhon autokraci qeverise, qe do te thote deshtim demokratik!”

LEXO EDHE:  Ftesa e fundit e Kokëdhimës për Ramën/Mos përçaj socialistët

LEXO EDHE:  "Tërbimi' i Bashës/ PS kërkon të përjashtohet nga Kuvendi

Sipas Kullurit, liri politike dhe ekonomike ne nje vend qe drejton nje njeri dhe vartesit e bindur te tij, nuk ka dhe nuk mund te kete!

Gjithashtu ai thotë se edhe në krahun tjetër, duke iu referuar kështu PD-së, ndodh e njëjta situatë. Gjë që sipas tij tregon se gjithë shoqëria jonë është në krizë.

“Dhe kur kthen koken ne krahun tjeter dhe sheh te njejtin model, do te thote se nuk jemi perballe krizes demokratike te PS, por gjithe shoqerise!
Ndaj zgjedhjet e ardhshme duhet te shkaterojne monopolin e pushtetit te nje apo disa njerezve, por ti kthejne qytetareve qeverisjen e tyre. Parlamenti i ardhshem duhet ti kthehet sovranit, pra qytetareve!”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE