Connect with Us

Aksident ne aksin Korçe-Pogradec, humb jeten 27-vjeçari

Kronika

Aksident ne aksin Korçe-Pogradec, humb jeten 27-vjeçari

Publikuar

-

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec ditën e sotme ku si pasojë një person ka humbur jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 27-vjeçari me inicialet B.D, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip motor, në momentin që është përplasur me një kamion. Pas ngjarjes, 27-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, por nuk i ka rezistuar plage të marra dhe ka ndërruar jetë. Ndërkaq, në polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit tip kamion me targa AA 267 KI, 48-vjeçari P.H, banues në Pogradec. Në  vendngjarje  ka mbërritur grupi  hetimor,  i cili po punon  për të zbardhur rrethanat dhe  shkaqet e aksidentit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I dënuar për trafik droge/ Konfiskohen pasuritë e Moisi Habilajt

Publikuar

-

Nga

“Miqësi me djalin e një bosi droge”/ Mediat italiane zbardhin përgjimet, del emri i Moisi Habilajt

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, ka konfiskuar 22 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjareve te tij.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, qe rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

LEXO EDHE:  Berisha: Ngushëllime familjes së nënës që sakrifikoi jetën për 2 vogëlushët e saj
LEXO EDHE:  Tiranë/ Makina me shpejtësi del nga rruga, plagosen 2 pasagjerët

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme, konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt.

Pasuria e Habilajve llogaritet të jetë rreth 82.4 milionë lekë, dhe konsiston në disa pasuri të paluajtshme në Vlorë./ CNA.a

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Habilajve në Vlorë/ Zbulohet shifra

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngacmoi seksualisht tre të mitura/ 61 vjeçari humb ndjenjat në sallën e gjyqit

Publikuar

-

Nga

Seanca gjyqësore ndaj 61 vjeçarit, Vasil Mulla, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me tre minorene,  është shtyrë.

Shkak është bërë gjendja e tij shëndetësore, pasi ka humbur ndjenjat, në sallën e gjyqit në Gjirokastër.

Mullaj u arrestua para 2 ditësh, ndërsa sot do të njihej me masën e sigurisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Goditet një rast i trafikut të drogës në Korçë/ Prangoset poseduesi, e pësojnë dhe blerësit

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Korçë/ 57 vjeçari vret veten, dyshimet e para

Policia e Korçës ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke bërë të mundur prangosjen e një personi, dhe procedimin penal të tre të tjerëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., 30 vjeç, banues në Korçë, si edhe u proceduan penalisht shtetasit K. M., A. C. dhe M. S.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se 30-vjeçari shpërndante në qytet lëndë narkotike në doza të vogla, janë organizuar shërbimet, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në flagrancë duke iu shitur tre shtetasve të tjerë, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Makina me shpejtësi del nga rruga, plagosen 2 pasagjerët
LEXO EDHE:  Aksident në Shkodër/ Makina përplas këmbësorin

Nga veprimet e mëtejshme procedurale,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi tjetër me lëndë narkotike kanabis, si dhe konstatuan dy shtetasit R. G., 31 vjeç dhe D. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, duke kryer punime pa leje në banesën e tij, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE