Connect with Us

Masakra në pishinë/ Xhaxhai i 20 vjecarit: Nipit i thanë ‘pse na shikon’ dhe i ngulën thikën

Kronika

Masakra në pishinë/ Xhaxhai i 20 vjecarit: Nipit i thanë ‘pse na shikon’ dhe i ngulën thikën

Publikuar

-

Klevis Disha, 19 vjeç, dy ditë më parë u vra me thikë nga dy adoleshentë në një pishinë në Vorë.

Nga disa raportime u tha se ai u vra për një vajzë.

Por, xhaxhai i vetë shprehet se 19-vjeçarin që për pak ditë do të mbushte 20 vjeç, thotë se e kanë vrarë vetëm për një shikim. “Djemtë tanë ishin ulur në shezlongët anës pishinave dhe po bisedonin me njëri- tjetrin.

Ndërkohë Klevisi shkon afër banakut për të marrë një hamburger.

Në këto momente debaton me dy të rinj të tjerë, të cilët nuk i njohim ende. Ata e pyesin pse na shikon, ndërsa Klevisi u është përgjigjur me të njëjtën mënyrë.

Njëri prej tyre ishte ngritur dhe e kishte goditur me thikë në zemër, duke e lënë të vdekur në vend.

LEXO EDHE:  Vrau nipin/ Arrestohet xhaxhai

Më pas kanë ndërhyrë edhe vëllai dhe kushëriri i tij, si dhe dy bashkëfshatarët tanë, të cilët po ashtu mbetën të plagosur pasi personi që kishte thikën në dorë qëllonte këdo që i dilte përpara”, thotë Ramazan Disha nga nikla e Krujës. Policia tashmë ka arrestuar autorët e krimit.

Ata janë dy adoleshentë, përkatësisht 17 dhe 18 vjeç.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarr i përmasve të mëdha në Memaliaj/ Flakët shumë pranë banesave

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mbrëmjen e sotme në pyllin me pisha pranë fshatit Martalloz në Memaliaj.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët, pasi banesat ndodhen vetëm 300 metra larg vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me automjet.

Aktualisht po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore për vënien nën kotroll të flakëve të cilat duhet se po përhapen me shpejtësi si sipasojë e erës së fortë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacion masiv kundër mbjelljes së bimëve narkotike

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion policor masiv, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet janë kryer në sera tunele, ish reparte ushtarake, zona të pyllëzuara, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina, banesa të dyshuara.

Operacioni masiv, pas detyrave të dhëna një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka nisur sot prej orëve të para të mëngjesit dhe është në vijim duke kryer kontrolle në terren, me 34 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 170 punonjës policie të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Policisë Kufitare.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

LEXO EDHE:  Vrau nipin/ Arrestohet xhaxhai

LEXO EDHE:  Vrau nipin/ Arrestohet xhaxhai

Kontrollet masive do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Greqi/ Gjendet i vdekur një 55-vjeçar shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një 55 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një depo në Greqi.

Mësohet se trupi i 55 vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është gjetur ditën e shtunë në fshatin Shën Seraphim, ndërkohë që lajmi është bërë i ditur sot.

Provat tregojnë se trupi ka qene i gjakosur në fytyrë.

Policia po kryen hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE