LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi te korruptonte policin, arrestohet drejtuesi i automjetit në Tiranë

16 Korrik 2015, 06:49, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues automjeti, i cili tentoi të korruptonte punonjësit e policisë. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Gani Gurra, 51 vjeç.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë në rrugën “Myslym Shyri”, teksa lëvizte me një automjet, “Fiat Palio” me targë AA 580 HA. Pas kontrollit rezultoi se drejtuesi lëvizte me mjetin e tij pa kontroll teknik.

Sipas informacioneve të policisë rezulton se Gurra i ofroi një shumë prej 1 mijë lekësh punonjësit të Policisë në mënyrë që ky ta linte të ikte.

 

Lajmet e fundit nga