LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Brilanti", policia arreston pese te dyshuar per shperndarje droge

16 Korrik 2015, 15:52, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ?Brilanti?, duke goditur një grup të strukturuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi Marsel Xeba, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 4 persona të tjerë.

Mësohet se të arrestuarit janë: Marsel Xeba, Ilirjan Xeba, Andi Xeba,Skerdi Xhelo dhe Lavdimir Xeba. Për këta persona, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, një ditë më parë kishte dhënë masa e sigurisë personale ?Arrest në burg? për veprën penale të ?Prodhim, shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim?.

Policia ka bërë të ditur se personat e arrestuar kanë qenë në hetim prej disa muajsh dhe gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 648.7 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Policia ka arrestuar në flagrancë në muajin mars, në kuadër të këtij operacioni edhe shtetasit Fjordi Leka dhe Gëzim Gashi, të cilët shisnin lëndë narkotike kanabis sativa në zonën e ish-Bllokut. Ndërsa në 25 Qershor janë arrestuar edhe Xhuljo Qejvanaj e Noel Papuli, të cilëve u janë gjetur 21 qese të ndara në doza kanabisi. Sipas policisë të gjithë këta shtetas drejtoheshin nga Marsel Xeba.

Bëhet e ditur nga policia se më datë 1 Korrik, shtetasi Andi Xeba është kapur në flagrancë me një dozë kanabis sativa, që dyshohet se do e shiste. Policia, në ndjekje të aktivitetit të tij kriminal, më 4 Korrik arrestoi në flagrancë blerësin Ylber Ahmetllari, këngëtari njohur me emrin ?Cozman?.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Marsel Xeba, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 7.15 kanabis, si dhe 25 fishekë. Gjithashtu policia sekuestroi edhe 4 automjete, me të cilat dyshohet se ushtrohej aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike.

Lajmet e fundit nga