LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: A do e përdori Edi Rama kërcënimin e IS-it për pushtimin e Ballkanit si argument apo kërcënim për BE-në?

16 Korrik 2015, 06:00, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status, ku thekson se Edi Rama po e përdor fenë islame për strategji të tij.

Ai shkruan se Rama iu ka dërguar një letër kryeministrave të BE-së, ku iu thotë se nëse nuk na pranoni në Bashkimin Europian, Shqipërinë e merr Kalifati.

Statusi i Sali Berishës

A do e perdori Edi Rama kercenimin e IS-it per pushtimin e Ballkanit si argument apo kercenim per BE-ne?

Te dashur miq, Edi Rama qe kur ka ardhur ne pushtet ka zevendesuar zbatimin e shtetit ligjor, luften kunder krimit dhe korrupsionit, respektimin e institucioneve te pavarura, zgjedhjet e lira, pra zbatimin e kritereve te Kopenhagenit, me kercenimin e rrezikut islamik qe mund te paraqesi Shqiperia per shkak te besimit musliman te shumices se shqiptareve apo rrezikut te shnderrimit te Shqiperise ne hapesire te madhe te islamit radikal.

 

ot terroristet aventuriere te ISIS deklaruan se do pushtojne Ballkanin. Pavaresisht se pretendimi i Rames eshte hedhur poshte disa here nga shtetare perendimiore, Fuga i tij ka shperndare sot gjithe diten ne te gjitha mediat me porosi te Rames kercenimin e IS-it per pushtimin e Ballkanit dhe mesohet se neser Rama nis nje leter drejt kryeministrave te vendeve anetare te BE me titull “Ose na pranoni ne BE ose na mori Kalifati”!

Lajmet e fundit nga