LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nebil Cika largohet nga Standard/ Shkrimi per Bashen apo Oligarkia?

15 Korrik 2015, 18:43, Aktualitet CNA

Kryeredaktori per gati 50 dite i gazetes Standard Nebil Cika eshte larguar nga detyra e tij. Cika ne nje postim te tij shkruan se “Sot, për arsye politike, profesionale e morale dhashë dorëheqjen nga kryeredaktor i gazetës ?Standard?. E mora drejtimin e kësaj gazete qe kishte prekur fundin nga te gjitha drejtimet, fiks një muaj e gjysmë më parë . Bashkë me stafin tim, në kushte shume te vështira profesionale e teknike arritëm ta ringjallim e ta rikthenim ne jetë dhe në tregun meditaik të vendit me shume seriozitet e dinjitet. Ne ja dolëm ! Mirëpo nuk qe e thënë të vazhdonim gjate. Është e vështirë, pothuaj e pa munduar të tentosh një shtyp te lire ne një vend ku koncepti i lirisë pothuaj nuk ekziston. Shtypi i lirë përben realisht një problem për pushtetin, opozitën, biznesin, shoqërinë civile etje. Ne bëmë nje përpjekje dhe treguam se liria e fjalës ka ende vlere për publikun shqiptar. Uroj shumë që Standard ta ruaj këtë trend edhe pas largimit tim.
Falenderoj stafin e ?standard? dhe bashkëpunëtorët e mi për ndihem e madhe ne kete mision fatkeqësisht të pa përfunduar !
Përpjekja jone e përbashkët nuk mbaron këtu!”, shkruan Nebil Cika.

Por mesa duket ish-drejtuesi i Standard nuk e ka vetem me pushtetin qe mund te sulmonte nje media opozitare. Ai pas pushtetit rendit menjehere  opoziten nga ku dhe mendohet se ka dale urdhri per lagimin e tij. Por Cika nuk le menjane dhe shoqerine civile, nje nga drejtuesit aktuale te PD me lidhje te aferta me gazeten eshte ndoshta strumbullari i gjithe shkarkimit.

Gazeta Standard, disa dite me pare publikoi nje shkrim i cili me pas u be hit ne rrjetet sociale dhe mediat on-line. Shkrim qe gjeti hapesire ne te gjithe shtypin e shkruar te dites se neserme. Behet fjale per Lulzim Bashen qe priste pas dere per tu takuar me ish-kryeministrin Berisha. Ne shkrimin e Standard thuhej se Basha, priti tek paradhoma sa doli Hajro Cini nje anonim qe askush se di kush eshte ky person. Ky shkrim ka lene shije te keqe tek Basha dhe stafi i tij pas perhapjes se lajmit dhe ironise ne media.

A eshte pikerisht Basha dhe sekretari i tij qe vjen nga shoqeria civile urdheruesit e largimit nga detyra? Nebil Cika ne postimin e tij  thekson arsye politike, profesionale e morale dhashë dorëheqjen, por nuk haron opoziten dhe shoqerine civile.

Lajmet e fundit nga