Connect with Us

Bushati-Kotzias: Ndajmë të ardhme të përbashkët

Politikë

Bushati-Kotzias: Ndajmë të ardhme të përbashkët

Publikuar

-

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur sotnë një takim homologun grek Nikos Kotzias, me të cilin në deklaratën për shtyp ka shprehur vullnetin për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

“Kemi diskutuar hapur për një sërë çështjesh. Çdo problem do ta zgjidhim brenda normës së të drejtës ndërkombëtare. Ne jemi vende të NATO-s dhe Shqipëria synon anëtarësimin në BE”, ka thënë Bushati. Ai i ka cilësuar dialogun dhe bashkëpunimin dypalësh si të domosdoshëm mes dy fqinjëve.

“Për të gjitha çështjet nuk jemi mjaftuar vetëm tek listimi, por kemi skicuar edhe rrugëdaljet e mundshme”, ka thënë Bushati.

LEXO EDHE:  Pesë qytetet më erotike në Shqipëri

Shefi i diplomacisë shqiptare ka shtuar më tej se, në takimin me homologun Kotzias ka diskutuar edhe për çështjet e sigurisë në rajon dhe atë të krizës ekonomike greke.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Presidenca paralajmëron fakte tronditëse/ Ftesë të hapur Manjës: Të bindur që do na bashkohesh

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka paralajmëruar fakte të reja tronditëse dhe i ka bërë një ftesë të hapur kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manjës.

Blushi fton Manjën të bashkohet me Metën në konferencën për shtyp në Preësidencë, ndërsa me bindje thotë se socialisti do rreshtohet krah tyre.

“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Me qetësi dhe drejtësi!

LEXO EDHE:  Goditet banda shqiptare e drogës në Greqi/3 në pranga

LEXO EDHE:  Shqipëria në luftë nëse sulmohet një nga shtetet e NATO-s

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184. Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!”, shkruan zëdhënësi i Metës në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aksioni për kapjen e kokainës në bashkëpunim me DEA-n/ Klodiana Lala: Në MV kaloi përmes Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për operacionin ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut, ku u sekuestrua 1.3 ton kokainë.

Lala tha për BW se aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan, policinë shqiptare dhe me forcat policore të disa vendeve të tjera.

Dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Mirëpo, gazetarja deklaron se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës.

LEXO EDHE:  Greqi/ Shkatërrohet banda e trafikimit të drogës, drejtohej nga 33-vjeçari shqiptar

LEXO EDHE:  Video-Si u kapën trafikantët e drogës/Aksioni mes policive të 3 vendeve

Droga është transportuar me një kamion bananesh nga Amerika, ndërkohë që Lala pretendon se policia shqiptare ka qenë në dijeni të këtij mjeti.

Kujtojmë se kokaina u sekuestrua në një magazinë frutash dhe së bashku me të janë arrestuar edhe tre persona, dy shoferë dhe një magazinier./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qetësohu “Gjeneral!”/ Presidenca i kthehet me të njëjtën monedhë Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëroi pak minuta më parë se do të kornizojë institucionin e Presidentit dhe se Policia e Shtetit nuk do ta lejojë Ilir Metën të organizojë tubim më 2 mars kundër qeverisë.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Presidencës, e përfaqësuar nga zëdhënësi Tedi Blushi.

Blushi i kërkon me tone ironie Ministrit të qetësohet, ndërsa e akuzon se po e bën këtë paralajmërim nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama. Zëdhënësi i Metës thekson se rendin në 2 mars do ta garantoje Presidenti në bashkëpunim me qytetarët.

LEXO EDHE:  Goditet banda shqiptare e drogës në Greqi/3 në pranga

LEXO EDHE:  Analizë/Cilat qytete Shqiptare janë varfëruar katër vitet e fundit?

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, nënvizon Blushi./ CNA.al

Paralajmëron Sandër Lleshaj/ Policia barrikadë kundër Presidentit

LEXO TE PLOTE