LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fier, burg perjete Yzeirajt, vrau bashkeshortin e te dashures

14 Korrik 2015, 13:28, Kronika CNA

Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm për Emiljano Yzeiraj. Ai është i akuzuar për vrasje me paramendim të Jetmir Lazaj. Kjo ngjarje ka ndodhur më 12 janar të vitit 2014 në fshatin Kalenjë të Mallakastrës. Sipas hetimit dhe gjatë gjykimit, ka rezultuar se viktima është qëlluar me sëpatë, e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Shkaku i vrasjes ka qenë fakti që autori kishte një lidhje intime me bashkëshorten e viktimës dhe ai (viktima) ishte pengesë për vijimin e kësaj lidhjeje.

Lajmet e fundit nga