LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleksis Cipras mund të japë dorëheqjen në fundjavë

14 Korrik 2015, 08:53, Kosova & Bota CNA

Gjërat për Aleksis Cipras pritet të bëhen të vështira, pas marrëveshjes së djeshme. Mediat greke shkruajnë se në Athinë tashmë ndaj tij ka pakënaqësi të madhe. Ato fillojnë që nga partia e Tsipras, Syriza.

Kjo, duke qenë se marrëveshja e djeshme konsiderohet ndryshim kursi. Cipras akuzohet se vendosi ndryshe nga sa u votua në referendumin e 5 korrikut.

Për këtë arsye, disa dhjetra deputetë të partisë së tij, thuhet se nuk do ta votojnë marrëveshjen e arritur me Eurogrupin. Edhe aleatët e partisë Anel të Cipras, pritet të votojnë kundër.

Për këtë arsye, raportohet se Cipras po mendon të japë dorëheqjen në fundjavë.

Fillimisht ai synon që të miratojë marrëveshjen të mërkurën në parlamentin grek, me anë të ndihmës së opozitës.

Më pas, aim und të largohet, në mënyrë që këto masa shtrënguese të mos zbatohen nga ai.

Në rast të largimit të Cipras, pritet që të krijohet një qeveri teknicienësh deri në zgjedhjet e reja të vjeshtës, kur Cipras synon që të krijojë një koalicion edhe më të gjerë, për t?u rikthyer sërish në pushtet.

19:13 Kosova & Bota

Nga Sauli tek Pali

Metamorfoza e papritur e qeverisë Cipras nuk ka ndodhur nga ...

Lajmet e fundit nga