LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKU bllokon një sasi mishi në Tiranë

14 Korrik 2015, 11:12, Sociale CNA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar këtë të martë një sasi mishi në Tiranë, për shkak se tregtohej dhe shitej pa vulën e veterinerit. Sipas AKU-së ky është rasti i dytë i evidentuar që dyqanet e mishit shesim produkte pa vulën e veterinerit.

Një rast u evidentua në nje dyqan mishi pranë Pazarit të Ri dhe një tjetër në një dyqan mishi pranë Senatoriumit, në Sauk. Pas këtij aksioni inspektorët e AKU-se kanë marrë masa administrative ndaj abuzuesve. Deri tani në të gjithë janë inspektuar 1155 biznese ushqimore, nga ku janë vendosur 10 gjoba ndërsa 5 biznese janë paralajmëruar. Një ditë më parë pas një aksioni në vijën bregdetare Himarë-Llogora AKU sekuestroi 3.6 kw mjaltë.

Lajmet e fundit nga