LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtarë të lartë të SHBA dhe BE vizitojnë sot Shqipërinë

13 Korrik 2015, 06:04, Politikë CNA

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe europianë do të vizitojnë gjatë ditës së sotme Shqipërinë.
Në Tiranë do të mbërrijë Viktoria Nuland, zëvendës ndihmëse sekretarja amerikane e shtetit dhe Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz.

Vizitën e zyrtarit europian e njoftoi kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

?Ditën e martë, më datë 14 korrik në orën 11:00, të gjithë deputetët janë të ftuar këtu për të marrë pjesë në seancën ku do të përshëndesi Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz?.

Schulz pritet të ketë takime me krerë të lartë të shtetit dhe politikës, por axhenda zyrtare ende nuk është bërë e ditur.

Ndërkaq vizita e Viktoria Nuland vjen në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor.

Lajmet e fundit nga