LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdhunon për një muaj rresht fqinjen e vet 13-vjeçare: Po tregove, të vras ty dhe prindërit e tu

13 Korrik 2015, 08:00, Kronika CNA

Një vajzë 13-vjeçare në Kavajë është përballur me një ngjarje tronditëse. Ajo është përdhunuar për një muaj me radhë nga fqinji i vet 28-vjeçar, Klodian Lila.

Ky i fundit është arrestuar nga ana e policisë mbrëmjen e djeshme. Sipas dëshmisë së vajzës, Lila, që është fqinj me familjen e saj, e kishte përdhunuar atë një muaj më parë.

Ai e kishte kërcënuar atë, se nëse do tregonte, do vriste atë apo një mes prindërve. Nën këto kërcënime, ai ka vijuar ta përdhunojë sistematikisht për një muaj me radhë të miturën.

Por, në një moment vajza nën një gjendje të rëndë psikologjike, ka vendosur t?i tregojë mamasë 36-vjeçare.

Kjo e fundit ka njoftuar menjëherë policinë, e cila tashmë ka arrestuar 28-vjeçarin.

Nga kontrollet që i janë bërë 13-vjeçares, rezulton se ajo është përdhunuar.

Lajmet e fundit nga