LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediu: Në PD flitet për afrim me LSI-në, më mirë koalicion PD-PS

13 Korrik 2015, 07:12, Politikë CNA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i qëndron idesë të deritanishme të PD-së, sa i përket shkeljeve që opozita evitoi këto zgjedhje. Në një intervistë për gazetën ?Mapo’ ai thekson se kurrë nuk mund të bëhen pazare poliktike në kurriz të shqiptarëve. Mediu i mëshon idesë se është më mirë që PD të bëjë koalicion me PS se se me LSI.

?Gjatë dy fushatave të fundit kam dëgjuar eksponentë të PD-së, që të jemi të kujdesshëm më LSI-në se ata mund të bëhen prapë me ne. Kjo është e palogjikshme dhe e turpshme. Do të ishte më mirë një koalicion me PS-në se sesa një pazar me LSI-në. Nëse ne mendojmë se mund të bëjmë politik pazaresh, atëherë njerzitë do ta bëjnë ata Pazar në mënyrë pragmantike me pushtetin. Një koalicion parlamentar me PS-në, jo detyrimisht me pjesëmarrje në qeveri, por me mundësimin e reformave konsensuale, si ajo kushtetuese, e drejtësisë, reforma zgjedhore etj, mendoj se do jetë pozitive’ shprehet Mediu.

Ai nënvizon se në zgjedhjet e 21 Qershorit ka pasur shumë parregullsi, blerje votash, kandidim të personave me të shkuar kriminale, vjedhje votash, që sipas tij, janë faktuar edhe nga ndërkombëtarët.

Kreu i republikanëve shton më tej se reforma adiministrative u provua që më shumë se një reform, ishte një kalkulim elektoral për të garantuar fitoren në tavolinë dhe për të bërë pazar politik.

?Mendoj se opozita veproi gabim duke mos u bërë pjesë e kësaj reforme, duke lejuar kështu një hartë elektorale, dhe më pas të hyjnë në zgjedhje duke e pranuar taë sikur të mos kishte ndodhur asgjë? thekson kreu i PR-së.

Lajmet e fundit nga