LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndanin drogë në zonën e ish-Bllokut, arrestohen tre persona

12 Korrik 2015, 14:31, Kronika CNA

Tre persona janë arrestuar këtë pasdite, pasi akuzohen për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.   Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit Mariglen Aga, 33 vjeç, Drilon A., 23 vjeç, dhe Lorik A., 25 vjeç.   Ndërkohë, është bërë e ditur se dy shtetasit e fundit, Drilon dhe Lorik A., janë nga Kosova.

Sipas policisë, 3 personat janë kapur me kokainë, njëri prej të cilëve shpërndante në zonën e ish-Bllokut.   Ndërsa, gjatë arrestimit është sekuestruar edhe një pushkë. Policia vijon hetimet e mëtejshme.

Lajmet e fundit nga