Connect with Us

“Një investigim që tregon se si e mashtruan grekët veten”

Aktualitet

“Një investigim që tregon se si e mashtruan grekët veten”

Publikuar

-

Një ishull i tërë që pretendonte se ishte i verbër, për të marrë pagesa sociale, 8500 pensionistë që falsifikuan datëlindjen, për të treguar se ishin mbi 100 vjeç, dhe avoketër që pretendojnë se fitojnë vetëm 12 mijë Euro. Libri që tregon mashtrimet e grekëve. Greqia është në buzë të greminës, dhe është e vështirë të mos të të dhimbsen pensionistët që qajnë në rrugë, dhe nënat që ndalen përpara rafteve të boshatisur të supermarketeve. Megjithatë, ata që do të lexojnë një libër të sapodalë, me shumë gjasa do të ndiejnë më pak dhembshuri për grekët.

Libri nxjerr në pah një katalog shastisës mashtrimesh për përfitime dhe skemash të shmangies së taksave, që kanë zhvatur arkat e publikut. Libri i James Angelos, “Katastrofa e plotë: Udhëtime mes rrënojave të reja greke” nxjerr zbuluar korrupsionin që kishte infiltruar në të gjithë nivelet e shoqërisë – që nga ishullorët që pretendonin se ishin të verbër, deri tek familjet që harruan të regjistrojnë vdekjen e prindërve të tyre, dhe doktorët që fitojnë “vetëm” 12 mijë euro në vit – e megjithatë jetojnë në lagjet më të pasura të Athinës. Ishin zërat për “ishullin e të verbërve” që e shtynë James Angelosin, një gazetar, që të shkonte në Greqi në vitin 2011. Ai kishte dëgjuar për Zakinthosin, ku 2 përqind e popullsisë ishin të rregjistruar si të verbër. Por, nuk ishte ashtu siç dukej, dhe ai zbuloi se 61 nga 680 “të verbërit” shëtisnin të lumtur me makina nëpër ishull. Në fakt, 498 nga të 680-ët nuk ishin aspak të verbër – as edhe pjesërisht.

Por të jesh “i verbër” ka avantazhet e veta – sidomos, 724 Eurot që paguhen çdo dy muaj, si dhe një reduktim në faturat e energjisë elektrike dhe ujit. Ishte një skemë mashtruese, origjina e të cilës ishte tek një oftamolog dhe një zyrtar, që mendohet se i ka kushtuar afro 9 milionë Euro Greqisë. Dhe, siç e zbuloi Angelosi, ishte vetëm maja e ajsbergut. Sa i madh është problemi i përfitimeve nga personat me aftësi të kufizuara?”,- e pyeti Angelosi ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Markos Bolaris.

“Shumë i madh”, ishte përgjigja e tij, e saktë por e shkurtër. Në të vërtetë, kur ata që pretendonin se ishin me aftësi të kufizuara u thirrën të paraqiteshin në zyrat e qeverisë, me qëllim përditësimin e të dhënave, 36 mijë prej tyre nuk u paraqitën. Kjo i solli qeverisë një kursim të menjëhershëm, prej 100 milionë Eurosh në vit. Por mashtrimi nuk ishte i kufizuar vetëm tek personat me aftësi të kufizuara. Kur qeveria vendosi të shohë më nga afër se kujt i paguante pensione, zbuloi se më shumë se 8500 pensionistë e kishin kaluar moshën 100 vjeç. Një vështrim edhe më nga afër zbuloi se 40 000 kërkesa për pensione ishin mashtrime. Dukej se njerëzit po harronin të regjistronin vdekjen e njerëzve të dashur. Sigurisht, këta mashtrime njiheshin edhe më parë.

Një investigim i Daily Mail në vitin 2011 zbuloi se sistemi i metrosë ishte praktikisht falas për 5 milionë banorët e Athinës – sepse, pa barriera, ai mbështetej në një sistem ndershmërie, të cilin shumë pak njerëz ishin aq të ndershëm sa ta përdornin. Investigimi përshkruante rrugë të tëra me vila luksoze, të rrethuara me mure të lartë dhe me pishina, që në letër ishin shtëpitë e varfanjakëve. Ata lejoheshin të gjithë të deklaronin të ardhurat për qëllime taksimi – dhe zyrtarisht ata fitonin vetëm 12 mijë Euro në vit, që është nën pragun e taksimit. Vetëm 5000 vetë pranonin se fitonin më shumë se 90 mijë stërlina në vit, duke e shtyrë një ekonomist të njohur të thotë se “Greqia është një vend i varfër, plot me njerëz të pasur”. Ishte mbresëlënëse se deri ku shkonin këta doktorë, avoketër dhe biznesmenë, për të fshehur pasurinë e tyre.

LEXO EDHE:  Greqia në flakë/ Kërkon ndihmë ndërkombëtare

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 300 shtëpi në lagjen më ekskluzive të Athinës kishin pishina, dhe kishin paguar taksën për një luks të tillë. Por kur qeveria vendosi t’i hedhë një sy Google Earth, zbuloi se zona kishte më shumë se 20 mijë pishina.Por në vend që të rrëfeheshin, pati një bum të shitjeve të mushamave të kamuflazhit, për të fshehur ekzistencën e tyre, kur inspektorët e taksave vinin e shihnin nga sipër gardheve. Pastaj ka edhe rrëfime që tregojnë më shumë paaftësi, se sa mashtrim.

Eshtë për shembull rrëfimi i punonjësit të thesarit, Savas Saltouridis, që vrau me automatik kryebashkiakun e qytetit të tij malor në vitin 2009. Por mbeti në listën e pagave të bashkisë për shumë vite, ndonëse ndodhej në burg për krimin që kish kryer.Ai po përfitonte prej sistemit të ndërlikuar disiplinar. Po çfarë mund të bësh, kur kaq shumë njerëz mashtrojnë sistemin? Vlerësohet se vetëm evazioni fiskal mund t’i kushtojë vendit deri 20 miliardë Euro në vit, ndërkohë që vite të tërë me pagesa sociale i shtohen kësaj shifre. Por kur Angelos sugjeroi që duhej të fillohej me ndëshkimin e mashtruesve, një zyrtar grek i dha një përgjigje direkte: “Nëse fillon të fusësh njerëz në burg, atëherë do të duhet të fusësh gjysmën e Greqisë prapa hekurave”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Greqi/ Përleshje të përgjakshme në burgun ku u vra shqiptari

LEXO EDHE:  Greqi/ Ekzekutohet me plumbë në kokë shqiptari

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Kapet 1 ton droge në Greqi/6 shqiptarë dhe një grek në pranga

LEXO EDHE:  Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Cipras kërkon mbledhje urgjente

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: