Connect with Us

Analiza e Dashamir Shehit: Basha jo si Berisha 2, të lejojë mendimin ndryshe

Kryesore

Analiza e Dashamir Shehit: Basha jo si Berisha 2, të lejojë mendimin ndryshe

Publikuar

-

Në një intervistë për “Panorama”, Shehi bën analizën e tij lidhur me shkaqet e humbjes, duke evidentuar edhe efektet pozitive që erdhën prej saj. Aleati i Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore nuk i konsideron të gabuara negociatat e Lulzim Bashës me aleatët, ndërkohë që kërkon prej tij të bëjë pjesë të strukturave drejtuese të gjithë kandidatët akademikë që opozita garoi në zgjedhjet e 21 qershorit.

Si e vlerësoni rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit dhe sa përgjegjësi shikoni për këtë rezultat te drejtuesit e Partisë Demokratike?

Ky rezultat ka dy mënyra për ta lexuar, një i cili do të ishte leximi i përgjithshëm siç po ndodh rëndom nga shumë njerëz kritikë të opozitës, të Bashës dhe të vetë PD-së, që kjo qe një humbje e thellë etj., etj. Dhe deri diku kanë të drejtë, pasi shifrat në fakt janë të trishtueshme po t’i shikosh pa i analizuar.

Por ka edhe një lexim tjetër nëse rezultatin e marrim në kontekstin e historisë, në të cilën u zhvilluan zgjedhjet. Kur them në kontekstin e historisë nuk kam parasysh këtu vetëm ankimin e vazhdueshëm në lidhje me presionin, vjedhjen, dhunën e ushtruar mbi elektoratin shqiptar, të cilat janë të gjitha të vërteta dhe unë jam nga ata që i kam denoncuar më herët dhe prej shumë vitesh.

Por kam parasysh daljen jashtë, përtej këtij konteksti. Një analizë më e thellë që kapërcen vjedhjen dhe abuzimin, pasi ky fenomen pothuajse është një rutinë në zgjedhjet që zhvillohen në vendin tonë. Them në kontekstin historik, duke iu referuar ardhjes sonë nga një humbje e rëndë, me një proces tranzitor brenda PD-së dhe opozitës. Proces, i cili ende nuk është mbyllur dhe që lë edhe boshllëqet e veta. Mos harrojmë këtu edhe zhurmën dhe zallamahinë e madhe të ndërtuar nga maxhoranca e sotme, gjë që bëri që shumëkush të mendojë se opozita do të ishte në gjunjë fare.

Mos harrojmë që një pjesë e opinionit politik në Shqipëri dhe e akrobatëve që bëjnë politikë në vendin tonë kanë menduar se opozita do të binte në gjunjë, që nuk do të merrte as 20%, asnjë njësi administrative, që do ishte e limituar vetëm në disa rrethe të vogla në Veri të Shqipërisë. Unë e gjykoj se ky lloj rezultati ka anët e veta pozitive. Personalisht që në fillim kam dashur t’i jap mesazhin opozitës që në këto zgjedhje të hyjmë me filozofinë “Fillimisht të rezistojmë, pastaj të fitojmë”. Pjesën e parë të rezistencës e kemi bërë, fitorja sigurisht duhet projektuar për vitet e ardhshme dhe kalon përmes zgjedhjeve politike të vitit 2017-të.

E prisnit ju rezultatin e këtyre zgjedhjeve?

Rezultati i zgjedhjeve ishte për të gjithë i pritshëm. Unë nuk kam pritur se këtu do ndodhë mrekullia, apo do të përmbysej një realitet politik, i cili për hir të së vërtetës ka shumë defekte brenda. Madje do të thosha se është shumë virtual, por ka fatin se është ndërtuar vetëm dy vite më parë. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë nuk kemi pasur kthesa aq të shpejta sepse shkalla e emancipimit shoqëror është e tillë që nuk e lejon. Me gjithë gabimet që ka bërë kjo maxhorancë na ka lënë hapësirat në të gjitha njësitë administrative për të ngritur një tezë të re politike, një ofertë të re politike për 2017-n.

Ku gaboi opozita dhe mendoni se disa prej deputetëve apo ish-ministrave nuk janë më- suar ende me idenë e të qenit në opozitë?

Probleme dhe defekte ka pasur nga të gjithë, përfshirë edhe ne partitë aleate. Por unë gjykoj që një analizë më e ftohtë e gjithë asaj që ndodhi mund të bëhet në shtator. Kjo nuk është çështje thjeshtë e ish-ministrave madje as e ish-kryeministrave.

Kjo është një çështje që duhet ngritur nga e para ku defekton oferta e kësaj opozite të re, e cila problemin më të madh të saj ka referencën me qeverinë e vjetër, pushtetin e vjetër, lavdinë e vjetër, kryeministrin e vjetër dhe kjo punë nuk mund të vazhdojë historikisht pa fund. Partia Demokratike dhe z.Basha duhet të shohin përpara që të ecin përpara, “kush sheh mbrapa, shkon mbrapa”. Kjo ide, kjo lloj përvuajtje që gjithmonë duhet të kritikojmë qeverinë e sotme dhe të lavdërojmë atë që ishte dje, ka bërë që shpesh herë tezat të jenë të paqëndrueshme.

Ne nuk jemi për të mbrojtur copëza nga pushteti i vjetër, as nga lavdia e vjetër, zhvillimi politik është kohor, koha ka vetëm një kah, atë të të ecurit përpara. Nuk ka kthim pas. Të gjitha tezat duhet të jenë në funksion të perspektivës politike jo të justifikimit të asaj që ka ndodhur para dy viteve. PD akoma nuk e ka bërë shkëputjen me 2013-n, akoma nuk e ka kuptuar që humbja kishte shkaqe logjike, historike, ekonomike, të cilat duhet të shërbejnë për mbylljen e asaj teze dhe shikimin drejtë së ardhmes. Janë të gjitha shanset për t’u ringritur në nivelin politik dhe për t’u bërë një ofertë e besueshme.

Sa ndikuan aleancat parazgjedhore në rezultat dhe cila duhet të jetë qasja e re e kreut të opozitës me partitë e vogla?

Në këtë lloj rrëshqitjeje që ka pasur opozita në këto dy vite ka edhe gjëra që do t’i konsideroja pozitive. Ka ardhur koha që qendra e djathtë të pastrohet ideologjikisht në një farë mënyre. E dyta që raportin të mos e bëjë më me parti dhe partiza, por ta bëjë me qytetarët. Ata kanë milionat e numrave dhe votave dhe jo partitë politike. Për mua, shumica e atyre partive janë parazitë që hanë në shtratin qeveritar, siç hanin dhe shumica e aleatëve në kohën e PD. Pse kishte aq shumë aleatë PD? Ata nuk ishin aleatë moralë, ata ishin aleatë me pushtetin.

LEXO EDHE:  Guidë falas nga Edi Rama/ Si nuk fitohet debati me një foto

Të njëjtët njerëz, të njëjtat parti kanë shkuar të bëjnë aleancë sërish me pushtetin. Ata nuk kanë shkuar të bëjnë aleancë me të majtën, njësoj siç nuk e kishin aleancën me të djathtën. Ata gjithçka e kanë të lidhur me pushtetin. Dhe ky është një fenomen normal në një shoqëri që nuk ka emancipim politik.

Në dekadën e fundit ka krijuar një model politik, i cili e ka çuar pragmatizmin politik në kufijtë e imoralitetit. Dhe në këtë mes nuk ka qenë jashtë as Partia Demokratike. Kjo është një histori e filluar me Partinë Agrare, e vazhduar dhe e kulmuar me Ilir Metën, e detajuar dhe artikuluar me partinë e çamëve dhe e përfunduar në fund fare me deputetët e majtë, të cilët dy javë përpara zgjedhjeve kaluan djathtas.

Ky është një film që e kemi parë njëherë dhe duke e parë shpesh i ka dalë boja. Mua nuk më shqetësojnë këto lloj aleancash. Do të më shqetësonte që pas muajit shtator të mos ngrihet një platformë fituese dhe kur them fituese të ketë edhe një lidership fitues dhe moral që t’i paraqitet shqiptarëve. Jo të rivendosen sërish ata që humbin dhe që janë përfolur. Edhe përzgjedhja që PD duhet të bëjë për lidershipin e ri duhet të jetë e kujdesshme, opozitës nuk i shërben çdo djalosh që ka marrë një diplomë dhe ka mësuar të lidhë kollaren. Shpallja e rezultatit nxori në pah edhe zëra kundërshtues ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, brenda grupit të tij parlamentar.

Si e shikoni këtë zhvillim brenda demokratëve?

Zërat që nuk janë dakord me Bashën, të cilët dalin publikisht kundër tij, unë i konsideroj si emancipim brenda Partisë Demokratike. Situata brenda PD-së ka ndryshuar, si forcë politike është bërë më e hapur dhe lejon edhe zëra kundër. Unë nuk shikoj ndonjë dramë të madhe në këtë mes.

Por, problemi i madh që ka Partia Demokratike është që ngaqë nuk ishte mësuar me debatin e brendshëm, tani duket sikur ka ndodhur gjëma. Unë do gjykoja që nëse brenda këtyre debateve ka edhe qëndrime përtej manjilitetit politik, atëherë kemi një zgjerim të PD-së që mund të ndryshojnë partinë dhe opozitën në përgjithësi. Edhe roli i ri i Bashës ky është. Jo të bëjë Berishën numër 2, nuk mund ta bëjë.

Ai për herë të parë duhet të hapë kartat mbi tavolinë, duhet të pranojë mendimet ndryshe, pasi ndryshe do të vetëkufizohet në një grup të vogël njerëzish, të cilët shpesh herë nuk kanë as dimensionin e nevojshëm politik. Unë uroj që nga shtatori Basha të nisë tezën për të cilën fola dhe uroj, madje e kam sugjeruar që PD të bëjë opozitë 360 gradë.

Si e shikoni ndikimin e ish-kryeministrit Berisha në vendimmarrje brenda Partisë Demokratike dhe raportin e tij me kreun e PD-së, Lulzim Basha?

Unë gjykoj që sigurisht Berisha luan një rol. Por në perceptimin tim ky është një rol ndreqës, në mbrojtje të një dinjiteti të vetin. Duhet të jetë vetë Basha promotor i tezave të tij, ideve të reja, duhet të pranojë diversitetin dhe ky është avantazhi dhe ndryshimin me Berishën dhe jam i sigurt që përqark këtij motori të ri politik do të bashkohen shumë forca. Një pjesë e madhe janë qytetarët e Shqipërisë, të cilët janë të pakënaqur nga kjo keqqeverisje.

Është proces i mbyllur ai i njohjes së rezultatit të zgjedhjeve vendore?

 Unë gjykoj që denoncimi i asaj që ndodhi në zgjedhje duhet vazhduar në funksion të një demokracie dhe një sistemi zgjedhor, i cili asnjëherë nuk ka qenë i saktë në Shqipëri. Në funksion të një dëshire që të arrijmë te një standard zgjedhjesh europiane.

Për sa i përket kësaj teze, jam dakord që lufta duhet të vazhdojë. Për sa i përket tezës që ne të shkojmë dhe të mbledhim çikërrima votash për efekt se procesi nuk ka qenë i rregullt, nga kjo nuk del më asgjë. Unë e marr për të mirëqenë rezultatin që doli dhe jam i zoti ta lexoj edhe në aspektin pozitiv edhe në atë negative që ai prodhoi.

Opozita hyri në këto zgjedhje me kartën e dekriminalizimit, duke propozuar në zgjedhje një sërë kandidatësh me të shkuar akademike. Por, pavarësisht kësaj, ata nuk u shpallën fitues. Cili duhet të jetë qëndrimi që vetë Basha duhet të mbajë me ta?

Unë gjykoj që këta kandidatë janë kontribues të projektit të nisur. Nëse nuk vlerësohet kështu, i bie që PD, opozita, ne të gjithë jemi investuar në një projekt bosh. Këta ishin karta fituese dhe morale e së djathtës përballë së majtës. Pasi këta kandidatë ishin më të mirë se ata të së majtës dhe pikërisht për hir të tyre rezultati i kandidatëve ka qenë më i mirë se ai i koalicionit të djathtë. Për secilin prej tyre është investuar moralisht, politikisht dhe madje edhe ekonomikisht.

Ata nuk mund t’i hedhim si një makinë që nuk ndizet më. Këta janë një pasuri, janë një investim, i cili do të përdoret pas dy viteve. Ne nuk mund të ndërtojmë përditë personazhe të reja. Secili prej këtyre kandidatëve mund të hapë listën e deputetëve në qarqe të caktuara. Sepse ata mbartin një sasi të caktuar votash. Mbi këta persona është investuar përtej kufirit të PD. Këto persona duhen afruar në organet drejtuese, duhen bërë pjesë e komunitetit politik edhe nëse shumë prej tyre nuk kanë karrierë politike. Ajo çfarë e nderoi opozitën në këto zgjedhje ishte cilësia e kandidatëve. Dhe ato pothuajse në të gjitha rastet kanë marrë më shumë vota se koalicioni.  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kryesore

Drogë e fshehur në zarf/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Arrestohen dy shqiptarë në Itali/ U kapën me hashash dhe kokainë

Policia italiane ka arrestuar nje shtetas shqiptar pasi iu gjet në kuzhinën e banesës së tij, në Romë një zarf me 26 gramë kokainë.

Në pranga u vu shtetasi N.J., 23 vjeç i cili  vëzhgohej prej një kohe të gjatë nga autoritetet italiane.  Droga dhe materialet e tjera paketuese iu gjetën pas një sërë kontrollesh në banesën dhe lokalet që frekuentonte shqiptari.

LEXO EDHE:  Ibsen Elezi në krah të Mark Markut/ Bëri një akt të përgjegjshëm

LEXO EDHE:  A do ti bashkohet Imami sërish PD së Bashës?!



I riu ëshë dërguar në qendrën e vuajtjes së dënimit ‘’La Costarelle’’, ku do të përgatitet për të dalë në gjyq për akuzën e trafikut të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Zëri Amerikës përplas aktorët, dalin detaje të reja/ Soros, Berisha, Rama, Basha dhe Veliaj

Publikuar

-

Nga

Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karierën e tij rreth kësaj ideje. Ai krijoji në Amerikë në fund të viteve 60 Fondin Kuant, një prej fondeve më të sukseshme të investimeve më risk. Miliarderi, në fund të viteve 80 çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri.

Mirëpo edhe pse ai ka investuar qindra miliona dollarë në vendet ish-komuniste, në fusha si arsimi, shëndetësia, dhe në mjaft projekte me ndikim për shtresat në nevojë, sot debati është përqendruar në ndikimin e tij politik në këto vende. Në Shqipëri ky debat kulmoi gjatë hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësi 3 vjet me parë.

“Lidhet drejpërdrejt dhe vetëm me rolin e reformës së drejtësisë dhe me faktin se kjo reformë ka filluar të japë rezultatet e para, sado pikëpyetje dhe problematika që ka patur në ecurinë e vet”- thotë Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Le të marrim pak reformën në drejtësi. Le të më thotë mua çdo njeri, çfarë do Fondacioni Soros të hartojë strategjinë e reformës në drejtësi. Një qëllim të vetëm ka, për të shëndrruar drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit të Edi Ramës”– shprehet Sali Berisha, ish Presdient i Shqipërisë.

“Ne nuk kemi ofruar asnjë paketë për Komisionin e Vencias apo për çdo institucion tjetër. Ne kemi asistuar financiarisht parlamentin e Shqipërisë në punën që kanë kryer 60 ekspertët e e emëruar prej tij. Ne kemi investuar 600 mijë dollarë për parlamentin shqiptar praktikisht. Këtu fillon dhe mbaron mbështetja e Fondacionit Soros për Reformën në Drejtësi”– sqaron Andi Dobrushi drejtor

Edi Rama, Alex Soros, George Soros

ekzekutiv i Fondacionit “Soros”.

Por debati mbi veprimtarinë e Fondacionit Soros në Shqipëri është më i hershëm se Reforma në Drejtësi. Ish-presidenti Berisha përkundrejt rezervave të forta dhe incidentit me dy punonjës të Fondacionit Soros që u shpallën non grada prej tij, me argumentin se ishin kapur nga shërbimet sekrete shqiptare duke iu dhënë informacione shërbimeve serbe, e vlerëson kontributin e Sorosit në fillim të viteve 90.

“Por kjo natyrisht nuk ndërpreu marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Xhorxh Soros. Investimi i tij në Shqipëri për ngritjen dhe mbështetjen e shoqërisë civile, ishte shumë i mirpritur nga unë. Unë isha president i një vendi, në atë përiudhë i treti më i varfër në botë. Njerëzit nuk kishin asnjë mundësi të udhëtonin, nuk kishin mundësi të siguronin zyra, dhe e vërteta është së në këtë drejtim Fondacioni Soros, mendoj se ishte burimi kryesor i financimit dhe krijimit të këtyre organizatave”– pohon zoti Berisha.

Xhorxh Soros ndikoi në Shqipëri në fillim të viteve 90-të në mbështetjen dhe organizimin e shoqërisë civile. Por kjo veprimtari u shoqërua nga opinione dhe gjykime të ndryshme shpeshherë dhe të ashpra.

“Pas 4-5 vitesh konstatova se ky ishte një investim pothuajse tërësisht i njëanshëm dhe Xhorxh Soros ngriti një rrjet shoqatash të cilat në 80-90% të tyre ishin leva të ish-partisë komuniste, të partisë socialiste që ndërroi emrin. Ishte një dëmtim palcor i rolit dhe misionit të shoqërisë civile”– shprehet Sali Berisha, ish- Presdient i Shqipërisë.

“Në një kuadër më të gjerë Xhorxh Sorosi është njeri pas politikave progresiste dhe liberale dhe njëkohësisht dhe një nga kontribuesit në vendet postkomuniste. Kështu që dihet që është një antikomunist. Nuk mund të jetë një njeri që investon tek e majta”- shprehet Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Në një fondacion që punon për gratë e trafikuara, ti nuk i thua një gruaje a je e majtë apo e djathtë që unë të të shërbej dhe të jap shërbimin tim. Për këtë arsye them që paratë që janë derdhur për shoqërinë civile 80% e tyre kanë shkuar tek ata që kanë patur nevojë për t’i marrë këto shërbime”– thotë Iris Luarasi, aktiviste e të drejtave të grave.

Protagonistë të shoqërisë civile veçojnë meritën e Xhorxh Sorosit në lëvrimin e 130 milion dollarëve në arsim, mjekësi, në ndihmë të komunitetit rom dhe egjiptian, në ndihmë të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, duke iu dhënë mbështetje ligjore si dhe mjaft projekte të tjera.

“Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se në kohën kur Berisha ishte president, ky njeri financonte ndërtimin e mbi 200 shkollave. Kështu që nuk mund të mohohen investimet që Soros ka bërë, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet”– thotë Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Asgjë si mohohet asgjë. Dhe unë kam bashkëpunuar me Xhorxh Sorosin në dekadën e romëve. Qeveria ime me Organizatën e Kombeve të Bashkuara është angazhuar me interes të veçantë në këtë drejtim”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Problemi që ka lindur në Shqipëri me problemin Soros lidhet kryesisht me programin politik, pra të trajnimit të lidershipit dhë të forcimit të kapaciteteve të partive politike”- shprehet Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.



Komponenti politik është dhe fusha gri e gjithë debatit ndaj figurës së Xhorxh Sorosit. Kundërshtarët e tij në Shqipëri shohin tek ai një mbështetës dhe financues të fuqishëm të së majtës dhe eksponentëve të saj.

LEXO EDHE:  “Vodhe Partinë Demokratike”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën: Je një dështak

LEXO EDHE:  “Foltorja motor i zhvillimit në vend”/ Shehu: Kuvendi i 11 dhjetorit kërkohet nga çdo demokrat

“Kemi një ç’ekuilibrim të balancës politike në raport me Fondacionin Soros. Kemi një raport 8-2, pra kemi një favorizim e partive politike më bindje të majta dhe lënie mënjanë e PD dhe partive të qendrës së djathtë” – argumenton Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

“Në këtë mes është e vështirë të spekulosh se mbështetja ka qenë 80% për të majtët dhe 20 për të djathtët sepse unë nuk e di se kush është kjo shoqëri civile që është e majtë dhe kush është e djathtë” – sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Ai mund të thotë se unë kam financuar edhe qendrën e djathtë, por ato kanë qenë stërpika krahasuar më milionat e milionat, që ai derdhi për financimin e ish pasardhësve të nomenklaturës”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Për rastin e zotit Basha, për çfarë informacioni kam unë, ka patur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë. Dhe ka rastisur që dhe zoti Basha ka qenë student në atë kohë dhe ka përfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur një bursë specifike për zotin Basha”– sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nësë do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para”– pohon ish Kryeministri Sali Berisha.

Fondacioni Soros drejtohet nga një bord, në përbërje të të cilit vit pas viti kanë qenë mjaft përsonalitete të jetës shoqërore dhe politike në Shqipëri. Sot nën dritën e re të diskutimit dhe debatit mbi rolin dhe ndikimin e Xhorxh Soros për një shoqëri të hapur, mjaft emra shigjetohen si tregues, se filantropi ka mbështetur të majtën ekstreme duke sjellë pasoja për vendin.

“Edi Rama vetë ka qenë kryesor në Fondacionin Soros. Linda Rama vetë ka qenë drejtuese e Fondacionit Soros. Erjon Veliaj gjithashtu. Në një aspekt, me paratë e tij është mbjellë fara e korrupsionit e paimagjinueshme. Nuk është se nuk ka ekzistuar korrupsi

oni, por dhe ka ndikuar”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Në bordin e Fondacionit Soros njerëzit nuk vijnë të bëjnë karrierë dhe nuk e ndërtojnë karrierën e tyre nga bordi i fondacionit përkundrazi të mos harrojmë se në bordin e fondacionit kanë qenë njerëz si Ylli Popa, Ismail Kadareja. Ka patur gjithnjë një balancë në përbërjen e bordit sidomos përsa i përket si bindjeve po ashtu dhe prurjeve dhe ideve”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Ish Kryeministri Sali Berisha thotë për Zërin e Amerikës se takimi i tij i fundit me zotin Soros ishte pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2005.

“Xhorxh Sorosin e kam pritur në 2005-ën. Fitova zgjedhjet dhe ai erdhi për Edi Ramën. E prita në një drekë, diskutova, i përcaktova qëndrimet e mija se unë kam ndërmend të bashkëpunoj më të gjithë pushtetin vendor, dhe natyrisht dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, kam ndërmend të bashkëpunoj me opozitën. Interesi i tij në këtë takim ishte Edi Rama.”

“Ne kemi punuar dhe bashkëpunuar me të gjitha qeveritë si të majta ashtu dhe të djathta. Mund të jemi konfrontuar madje me to, siç ka qenë rasti i Gërdecit. Raste të tjera janë aktuale. Një çështje e pacientes hemofilike, që është fituar në gjykatë kundër Ministrisë së Drejtësisë. Çështje tjetër është një e sëmurë që vuante nga kanceri dhe që nuk i jepeshin medikamentet nga Ministria e Shëndetësisë. Në Tepelenë përshëmbull kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Kemi raste të tjera të ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë. Janë çështje juridike që vazhdojnë”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Lidhur me pyetjen e Zërit të Amerikës se kritikët shprehen se Partia Demokratike po kërkon të gjejë një armik të jashtëm pasi nuk arrin të jetë frymëzuese për mbështetësit e saj, zoti Berisha shprehet se:

“Sot opozita është shumicë dhe do të ishte absurde të mendohej se PD do të preferonte për armik një superspekulant të planetit me një fuqi të jashtzakonshme, sepse përdor paratë për të blerë politikanët dhe politikë, si askush tjetër në botë. Por Partia Demokratike guxon dhe do të guxojë t’i thotë të vërtetat në sy.”

Debati mbi aktivitetin e miliarderit Xhorxh Soros dhe rolin e tij në mbështetje të shoqërisë civile nuk është një çështje thjesht dhe vetëm shqiptare. Filantropi është i atakuar edhe në Amerikë pasi ai mbështet demokratët dhe është kundërshtar i fortë i Presidentit Tramp. Kritika ndaj ideologjisë Soros për një shoqëri të hapur, pati vitet e fundit edhe në disa vende të Europës, veçanërisht në Hungari dhe Maqedoninë e Veriut. Vala e këtij diskutimi ngre pikpyetje mbi këtë figurë komplekse, që u bë i pasur duke investuar fonde më risk, dhe që një pjesë të parave të tij, në ndryshim nga mjaft miliarderë të tjerë, ka zgjedhur t’i shpenzojë për forcimin e atyre që ai e quan shoqëri të hapura./VOA

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Hetimi i Ilir Metës/ Fatmir Mediu injoron deputetët

Publikuar

-

Nga

 Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane, ka qenë pjesë e të intervistuarit në “Ditarin” e televizionit “A2-CNN”, ku si temë diskutimi ishte dalja e presidentit Ilir Meta, paraditen e sotme, përpara trupës së Komisionit Hetimor parlamentar.

Ndërsa e ka vlerësuar qëndrimin e Presidentit, Mediu ka injoruar deputetët pjesëmarrës në aktin e marrjes në pyetje të Ilir Metës, duke i etiketuar si shërbetor të verbër të urdhërave politik etj.



“Sot ishte shfaqja më e turpshme e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë që nuk njohin as Kushtetutën, por i shërbejnë verbërisht urdhrave politikë. Nga ana tjetër, Presidenti, me përgjegjësinë dhe me autoritetin që i jep Kushtetuta, shpjegoi vendimin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, e cila nuk u respektua për shkak të urdhrit politik të Edi Ramës. Ku objekt hetimi ishte i ndërtuar qëllimisht nga ana e Partisë Socialiste, e cila pas raportit të OSBE/ODIHR duhet të kishte një reflektim. Interesi i tyre politik dominon mbi interesin kombëtar. Më bëri përshtypje analiza e Presidentit, më tërhoqi vëmendjen qëndrimi i tij kur tha se nuk donte të kishte një Rajshtag në Shqipëri. Ky komision është një zgjatim i pavlerë. Edi Rama ka shpërfytyruar shtetin dhe shtetarin. Sot shqiptarët mendojnë se shteti dhe shtetari janë një gjë e keqe. Rama e ka bërë këtë qëllimisht. Nuk ka parlament. Jemi në një vend ku nuk kemi as Gjykatë të Lartë e as Prokurori. Edhe Partia Socialiste është drejt degradimit”, , ka deklaruar Fatmir Mediu./CNA.al.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: