LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleatët e Ramës shtojnë oreksin për poste qeveritare

12 Korrik 2015, 08:49, Politikë CNA

Rezultati i zgjedhjeve vendore ka shtuar ndjeshëm oreksin e aleatëve të kryeministrit Edi Rama, duke sjellë jo pak telashe në mirëfunksionimin e mazhorancës. E majta hyri në zgjedhjet e 21 qershorit me një koalicion tepër të gjerë, pjesë e së cilit u bënë edhe Bamir Topi e Shpëtim Idrizi, të cilët tani duket se janë duke kërkuar pjesë nga qeveria.   Pikërisht kjo rritje e oreksit të tyre, por edhe përçarjet brenda PS, kanë krijuar prej javësh një bllokim në Parlament të ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Bëhet fjalë për dy ligje shumë të rëndësishme, siç është ai për dhënie amnistie dhe ligji për ndryshimet në Kodin Rrugor, ligje të cilat janë futur në kalendarin e punimeve, por që për shkak të mungesës së kuorumit janë shtyrë. Po çfarë po ndodh realisht brenda mazhorancës? Pas humbjes së 84 votave në Kuvend me largimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut, kryeministri Rama nxori jashtë loje dhe Vangjel Dulen, duke afruar në mazhorancë Shpëtim Idrizin e PDIU, në mënyrë që ligjet me shumicë të cilësuar t?i miratonte pa votat e opozitës.

Lajmet e fundit nga