LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë/ Pako e dyshimtë poshtë automjetit, RENEA çaktivizon eksplozivin

11 Korrik 2015, 09:36, Aktualitet CNA

Një sasi eksplozivi është gjetur sot poshtë një automjeti të parkuar në lagjen Kombinat të kryeqytetit.

Uniformat blu dhe specialistët e RENEA-s kanë bërë sigurimin e perimetrit dhe kanë nisur punimet për çaktivizimin e pakos.

Objekti ishte vendosur poshtë shasisë së automjetit, tip ?FIAT? me targë ?AA 021 HD?, e cila ishte marrë me qera nga shtetasi Imeri.

Pasi kanë bërë çaktivizimin, specialistët kanë gjetur në pako 3 kallëpe tritol 200-gramësh secili, kapsollin detonator dhe 2 bateri nga 9 volt.

Burimet policore shtojnë më tej se një grup inspektorësh kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

Lajmet e fundit nga