LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse e shmangu Merkel Ilir Metën?

11 Korrik 2015, 17:04, Aktualitet CNA

Pas largimit të Angela Merkelit nga Tirana në korridoret e politikës ka lindur një pikëpyetje që më shumë lidhet me një shikim lokalist të gjërave sesa me të qëllimin e vërtetë të vizitës së kancelares gjermane në rajon. Pyetja që po shtrohet prej dy ditësh është: pse nuk u pa Ilir Meta gjatë vizitës së zonjës Merkel në Tiranë? Natyrisht që kancelarja e vendit më të fuqishëm të BE-së nuk kishte ardhur në Shqipëri për të bërë qoka, as për të takuar të gjithë liderët politikë. Ajo takoi vetëm Presidentin dhe kryeministrin. Por ajo që bëri më shumë përshtypje qe fakti që Meta nuk u pa as në forumin me biznesmenët gjermanë, ku ftesat i bënte ambasada e këtij vendi. Dhe duke theksuar se nga kjo amabasadë ftesë i kishte shkuar edhe liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili qe prezent në sallë, fakti që aty mungonte vetëm numri dy i shtetit ka ngjallur shumë kuriozitet dhe thashetheme.

Për shumëkënd fakti që Meta nuk u pa askund gjatë pesë orëve të qëndrimit të Merkelit në Tiranë, ka ndjellur hamendësimet se një gjë e tillë lidhet me denoncimet që i ka bërë në Berlin katër vite më parë aleati i tij i sotëm, Edi Rama. Më shumë se një herë ish kryeministri Berisha ka pohuar se është në djeni të faktit se hierarkët më të lartë të PS-së kanë dërguar një dosje me të ashtuquajturat “mëkate” të Metës në kalcelaritë perendimore. Dhe ky mund të jetë një nga shkaqet e mungesës. Ashtu sikurse gjithçka mund të jetë më e thjeshtë dhe Meta të jetë “harruar” sepse protokolli i kancelares nuk ka pasur si synim të merret me ekuilibret e brendëshme shqiptare, duke qenë se qëllimi i vizitës së saj ishte tjetër: ai kishte simbolikë rajonale dhe jo lokale.  (Lapsi.al)

Lajmet e fundit nga