LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla raporton për zgjedhjet në Komitetin e Politikës së Jashtme të PE

11 Korrik 2015, 09:49, Politikë CNA

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbrojtur standardet e permbushura ne zgjedhjet lokale, para Komitetit te Jashtëm te Parlamentit Europian. Gjate mbledhjes se këtij komiteti, socialisti Balla tha se zgjedhjet e 21 qershorit ishin një hap i madh përpara, drejt përmbushjes së standardeve më të mira për mënyrën e zhvillimit të fushatës, administrimit të procesit gjatë ditës së votimit dhe ne lidhje me përfundimin  në kohë rekord te procesit te numërimit te votave.

Balla u ka premtuar eurodeputeteve se maxhoranca është e gatshme te zbatoje çdo rekomandim qe OSBE-ODIHR do te japë ne raportin përfundimtar për zgjedhjet. Nga ana tjetër, Balla ka marre garancinë e grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, se do te mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, duke vënë theksin në domosdoshmërinë e reformës në drejtësi.

 

Lajmet e fundit nga