LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta te Opozites ne Kosove, anulohet peticioni kunder shtrenjtimit te energjise

10 Korrik 2015, 16:41, Kosova & Bota CNA

Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën braktisën  punimet e kuvendit në shenjë proteste ndaj rrëzimit të peticionit kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike dhe miratimit të propozimeve të bëra nga komisioni përkatës parlamentar.

Anëtarët e komisionit kishin ndryshuar dy pikat kryesore të peticionit, atë për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë dhe shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, shefat e tre grupeve parlamentare të opozitës u zotuan se do të riprocedojnë nga fillimi peticionin e nënshkruar nga 33 mijë qytetarë të Kosovës, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Lajmet e fundit nga