Connect with Us

Vizita e Merkel neser ne Tirane, ja rruget qe do te bllokohen

Aktualitet

Vizita e Merkel neser ne Tirane, ja rruget qe do te bllokohen

Publikuar

-

Një ditë para vizitës zyrtare të kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri, Policia e Tiranës publikon planin e masave për garantimin e sigurisë gjatë qëndrimit të saj. Gjatë ditës së nesërme, 8 korrik 2015, policia e kryeqytetit njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, se në disa segmente rrugore do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime, konkretisht : -Nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjetër do vazhdojë normalisht) -Nga ora 13.30-14.30 segmenti rrugor nga superstrada Vorë– Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit- mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara -Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz– Sheshi “Shqiponja” – Rruga e Durrësit -Segmenti rrugor Sheshi “Skënderbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12.00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore. Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lulzim Basha dhe Grida Duma në mbrojtje të bandave?/ Pse hesht prokuroria

Publikuar

-

Nga

deputetja e pd grida duma dhe kreu i pd lulzim basha me gazetaret

Grida Duma, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, në një studio televizive, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Grida Duma ka deklaruar se gjatë fushatës, bandat i janë vetëofruar për t’i mbështetur dhe për më tepër ajo tha se ka informuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, por ky i fundit kishte refuzuar bashkëpunimin.

Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën.

I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht. Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme”-ka deklaruar Grida Duma.

Edhe Lulzim Basha, gjatë takimeve në kuadër të fushatës, për kreun e PD-së, ndër të tjera ka deklaruar “Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi.

Ndaj dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë sepse nuk ka qenë thjeshtë një betejë e pabarabartë”.

LEXO EDHE:  Epoka e Merkelit drejt fundit, por cila është trashëgimia e saj?

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Merkel/ Basha: PD e vendosur për zbatimin e reformës në drejtësi

Por, zgjedhjet mbaruan, Basha zgjidhi edhe “hallin e tij të madh”, për të mbajtur karrigen e kryetarit, dhe ka vetëm heshtje.

As Grida Duma dhe as Lulzim Basha nuk i denoncuan kurrë se kush ishin këto banda. Nuk u përmendem emra dhe as nuk u denoncuan para drejtësisë.

Ata pretendojnë se kanë emra, mbiemra, por ndërsa folën për masakër zgjedhore, bandat u harruan.

Nga “bandat” u kalua tek “masakra zgjedhore” dhe rrëzimi i regjimit “Rama-Doshi”, dhe pasi “rrëzuan” regjimin, morën ca pushime, nga lodhja e madhe.

Lulzim Basha prej datës 14 qershor, pra një ditë pas zgjedhjeve në PD, është “zhdukur”, dhe po ashtu edhe Grida Duma ka heshtur, për të ashtuquajturat banda, që pretendon si kanë vetëofruar bashkëpunim gjatë zgjedhjeve.

Tani nëse nuk duan t’i marrin nw mbrojtje bandat për të cilat flasin vetë, Basha dhe Duma do të duhet ti denoncojnë ato me emra.

Por, nga ana tjetër ka edhe një tjetër detaj. Heshtje edhe nga institucionet e drejtësisë.

Edhe prokuroria hesht dhe nuk i thërrët, edhe pse kanë folur publikisht.

Minimalisht, prokuroria do duhej të thërriste Grida Dumën dhe Lulzim Bashën, për të dhënë sqarime për deklaratën e berë nga vetë deputetja e zgjedhur e Bashes, për të treguar me emra se kush janë ato banda, për të cilat flet.

Por, si Luli, Grida dhe Prokuroria “kyçin” gojën.

Nëse Basha dhe Duma kanë prova dhe emra për të ashtuaquajturat banda, bëjnë mirë t’i bëjnë publike, në mënyrë që ta besojnë qytetarët se betejen e ka seriozisht dhe se nuk do shndërrohet sërish në patericë të Edi Ramës, për të vijuar të jetë një “zjarrfikës” i urrejtjes ndaj kryeministrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjimet i nxorën zbuluar/ Gjykata jep vendimin për shit-blerësit e votave

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dy trafikantët njëkohësisht të akuzuar për korrupsion në zgjedhje shtetasit Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj.

Sipas Abc neës. Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Agustin Selimin, pasi e njëjta masë i është dhënë edhe nga Gjykata e Tiranës për akuzën e trafikut të narkotikëve, ndërsa Pëllumb Lekaj do vazhdoj të hetohet ne “Arrest në burg” për trafik të narkotikëve.

LEXO EDHE:  Angela Merkel e sheh Gjermaninë para sfidave të mëdha
LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë në një kanal vaditës

Dy të akuzuarit u kapën në 29 prill me 10 kilogramë kanabis duke tentuar ta trafikonin drejt Greqisë.

Hetimet për trafikun e narkotikëve nxorën në përgjime edhe fakti  se këta persona kanë qenë të implikuar edhe në shit-blerjen e votave, kryesisht në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Pilotët e vdekjes shuajnë një familje”/ Gazetari bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Përplasen tre automjete në autostradë/ Merr flakë njëri prej tyre

Gazetari Arsen Rusta ka reaguar me tone mjaft të forta sot, pas aksidentit tragjik në Vlorë, i cili i mori jetën katër anëtarëve të një familje.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i drejton një mesazh mjaft të fortë Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa kërkon që të ashpërsohet ligji, duke i cilësuar vrasjet nga aksidentet si “vrasje me dashje”.

Gazetari Rusta thekson se nëse “Policia e Shtetit nuk kalon me planin B të ndëshkimit ekstrem këta xhama zinjtë do marrin para kë ti dalë”.

Po ashtu, ai shkruan se nëse nuk ka një reflektim nga politika, atëherë këta të fundit po bëjnë biznes me vdekjen.

Vrasje me dashje!!!!

Por shteti hesht! Deputetet propozimin e ligjit të ish ministrit Saimir Tahiri e refuzuan.

Pilotët e vdekjes shuajnë një familje.

Hape rrugën se do kaloj unë laci.

O ti gjak prishur nga droga e alkooli, si mundesh të vrasësh dy fëmijë e prindrit e tyre se do të shfrysh epshet e shpejtësisë.

Po ata që tolerojnë këto krime!!!

Nëse policia e shtetit nuk kalon me planin B të ndëshkimit ekstrem këta xhama zinjtë do marrin para kë ti dalë.

E mendoni pak??? Fëmijët që i terrorizojnë lacat rrugëve.

Dështuat dhe dështuam!!! Makina e familjes është goditur nga pas dhe vdiqën.

Ndërsa të rinjtë e shpejtësisë po trajtohen me kujdes në salla spitalore dhe me kushte.

A ju dhimbsen ata fëmijë dhe ajo familje e pafaj!!!

Nëse PO, urgjent edhe 1 javë sa është parlament. Kthejeni në vrasje dhe dënim kapital. Shiheni pastaj rezultatin

Nëse Jo, ju bëni biznes me vdekjen.”-shkruan Arsen Rusta./CNA.al

LEXO TE PLOTE